Orinda Huta bëhet brune pak para dasme

100
Kontrasti i syve me ngjyrë të çelët me flokët brun është vërtet shumë tërheqës, por Orinda Hutën ishim mësuar ta shihnim bionde. Ka rreth 15 vite që është bërë e njohur dhe e kemi parë shumë rrallë me flokë ngjyrë gështenjë. Orinda për të gjithë është një bionde klasike, mirëpo duket se sapo e ka braktisur këtë kamp.
Sot, ajo ka postuar një foto nga parukeria e Eva Dibrës pas lyerjes së flokëve dhe mund ta shohim që është një brune e vërtetë. Ky ndryshim pesë muaj para dasmës na bën të pyesim nëse kjo do të jetë ngjyra e flokëve në ditën e rëndësishme për Orindën apo do të kthehet te ngjyra e verdhë.