“Ora trupore” u sjell çmimin Nobel tre shkencëtarëve

684
Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young janë fituesit e çmimit më prestigjioz
Tre shkencëtarë që kanë treguar se si trupi i njeriut e tregon kohën kanë fituar çmimin Nobel për Fiziologji ose Medicinë.
Ora trupore – ose ndryshime ritmi cirkadik – i mban në ritëm njerëzit bashkë me lëvizjen e tokës dhe sjell ndryshime të mëdha se si funksionon trupi.
Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young janë fituesit e çmimit më prestigjioz, shkruan albinfo.ch.
Komiteti i çmimeve Nobel ka thënë se gjetja e tre shkencëtarëve “ka implikime të mëdha në shëndet dhe mirëqenie”.
Ora trupore është arsyeja përse njeriu fle natën. Ajo po ashtu ndikon në disponimin e njeriut, nivelin e hormoneve, temperaturën trupore dhe metabolizmin.
Sigal