Opioidi vdekjeprurës, 100 herë më i fortë se heroina

615
Një opioid që është 100 herë më i fortë se sa heroina e rrugës ka mbërritur në Britani, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit. Muzikanti Prince gjeti vdekjen ndoshta nga fetanili, që jepet me recetë për të reduktuar dhimbjet e forta. Mendohet që ai e ka marrë aksidentalisht, pasi e ngatërroi për një ilaç shumë më të dobët për dhimbjet. Por në SHBA, shpërndarësit kanë nisur të përziejnë qëllimisht heroinën me fetanilin, si dhe carfentanilin, një drogë e ngjashme por edhe më e fortë që veterinerët e përdorin për të qetësuar elefantët.
Të dyja janë kaq të fuqishme, saqë duhen sasi shumë të vogla (0.00002 gramë në rastin e carfentanilit) për një mbidozë fatale. Në SHBA, kanë qenë shkaku i një epidemie vdekjesh.
Sigal