Omletë me spinaq dhe domate qershi

870
Përbërësit
1 tufë e vogël spinaq
4 kokrra vezë
50 ml qumësht
Kripë, piper
Arrë moskat
50 gr djath të bardhë
2 lgj vaj ulliri
Përgatitja
Fillimisht lajmë mirë spianqin dhe e kalojmë në ujë të vluar për 1-2 minuta. E vendosim në ujë të ftohtë dhe e shtrydhim mirë duke e grirë më pas në copa.
Trazojmë vezët me pak qumësht, kripë, piper dhe arrë moskat.
Vendosim tiganin me dy lugë vaj ulliri dhe shtojmë fillimisht spinaqin të cilin e kaurdisim për 1 minutë, më pas shtojmë domatet qershi të prera në gjysëm dhe vezët e trazuara me qumësht. Thërrmojmë pak djath të bardhë, i vendosim kapakun tiganit dhe e lemë në temperature mesatare për 10 minuta dhe më pas e servirim shoqëruar me pak bukë të thekur.
Sigal