Oficeri rrëfen sekretin në prag të vdekjes, Tupac ende gjallë

538
Tupac Shakur është gjallë?! Kështu thotë një oficer i quajtur David Myers, i cili është në gjendje kritike për jetën në spital. Ai ka pohuar se është paguar 1,500,000 dollarë për të thënë se Tupac ka vdekur. Reperi dyshohet se ka humbur jetën pasi u qëllua me plumba gjatë lëvizjes me makinë në vitin 1996. Myers tha se ai dhe rreth 20 persona të tjerë kanë ndihmuar reperin të ‘falsifikonte’ vdekjen e tij.
“Bota duhet ta dijë çfarë kam bërë. Më vjen turp që unë lejova një çmim të kontrollojë fjalën time dhe nuk mund të vdes pa u siguruar që bota ta dijë.”- Ai madje pretendon se Suge Knight, i cili është aktualisht në burg në pritje të gjykimit për vrasje, ka luajtur një rol të madh për të ndihmuar këtë skenar dhe se 2Pac pagoi 50.000 dollarë për një trup të dyfishtë që do të dërgohej në morg.
Vdekja e Tupac ende mbetet një mister ndërsa policia ende nuk e di se kush ka qëlluar të shtënat fatale. Ndër vite ka patur teori të ndryshme se Tupac është ende gjallë, por nuk janë vërtetuar asnjëherë. Nëse kjo është e vërtetë, reperi sot duhet të jetë 44 vjeç. 2Pac ishte reperi më i suksesshëm i brezit të tij, dhe premtonte një karrierë shumë të suksesshme në të ardhmen. 
Sigal