Nurela Divintari:Vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites

835
Sigal

INTERVISTA/ Flet Top-Modelja e njohur & e talentuar shqiptare, Nurela Divintari

Është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës . Edhe pse në një moshë të vogël, vetëm 18 vjeç, pas krahëve ka nja karrierë të bukur dhe të suksesshme në fushën e Modelingut . Pjesëmarrëse në disa evente & kompeticione mode, setet e saj fotografike shkëlqejnë, në gazetat dhe revistat më prestigjioze në Shqipëri dhe padyshim emri i saj është një ndër më të lakuarit për sot. Në një interviste ndryshe & ekskluzive për “Telegraf”, 18 vjeçarja Nurela na rrëfen me detaje fëmijërinë e saj, pasionet e vegjëlisë, fillimet në botën e Modelingun dhe rrugën drejt suksesit …

Tashmë prej disa vitesh jeni një ndër modelet më të kërkuar në tregun shqiptarë. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Fillimet e mia në Modeling në fakt kanë qenë të hershme. Prej 3 vitesh merrem me Balet & Modeling dhe mendoj se, sot jam profesioniste në këtë fushë . Unë kam qenë pjesëmarrëse në shumë evente dhe kompeticione mode duke marrë vlerësime për tiparet dhe fizikun tim të veçantë, të cilin e përkufizuan Look Spanjoll. Do të veçoj këtu spektaklin Albania Next Top Model, ku arrita të shkoja gjer në finalen e madhe. Gjithashtu, kam pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës. Tashmë u bënë kohë që po merrem me modeling dhe aktualisht jam pjesë e Agjencisë se Modës Aurela Style, si Modele .

Si Modele profesioniste, ç’mund të na thoni mbi tendencat e fundit të modës …?
Tendencat e dimrit nuk njohin limite këtë sezon. Ato që i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i Guçi-t e i D&G ishin mjaftueshëm frymëzues për pasuesit, të cilët sollën një mori ngjyrash e modelesh ekstravagante këtë sezon dimëror . “Celio” besnik si gjithmonë, pa ndryshime të mëdha kishte sjellë një koleksion mjaft maskilist duke përdorur ngjyrat e tokës dhe grinë. “Roco Baroco” të kujtonte koleksionet e “Gabanna”-s para dy viteve, duke mbizotëruar e bardha dhe tyli. Cortefiel solli një shpërthim me ngjyra elektrike dhe dizenjo pafund.

Çfarë e bën një modele të jetë e suksesshme?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh model sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Pastaj të bëhesh e famshme me çdo kusht, s`më pëlqen! Unë personalisht kam tre parime në jetë: të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

Thonë që nuk ka industri mode në Shqipëri, Ju si Top~Modele , çfarë mund të thoni?
Në fakt e kam dëgjuar shpesh dhe më vjen keq sepse e thonë pikërisht ata që ndërkohë merren me këtë gjë. Është mëse normale që s`mund të flasim për industri si vendet e botës, por gjithsesi edhe këtu ka shumë përpjekje për të arritur. Stiliste, Modelë, Fotografë, janë në gamën e modës, ku secili përpiqet në një mënyrë apo tjetër të sjellë diçka të re. Ndoshta, fakti është se shumë herë duke mos pasur dhe një edukatë mode shumë gjëra nuk perceptohen. Është më e thjeshtë të flasësh kundër sesa të ecësh me hapin e kohës.

Çfarë është Modelingu për Ju?
Modelingunis në të gjithë globin si një Pasion. Koha më pas të tregon nëse mund të kthehet në një profesion të mirëfilltë. Mundësitë për modelingun e një vendi të vogël dhe me shumë problematika si Shqipëria, janë të kufizuara. Rrallë herë moda merr prioritet dhe kjo është e kuptueshme. Por, pa diskutim që jemi në një situatë më të mirë se 5 apo 10 vite më parë. Sot ka më shumë aktivitete, më shumë sfilata dhe kjo bën që gjithsecili të ketë më shumë mundësi.

Si vishet Nurela në jetën e përditshme? Po veshjet e femrave shqiptare si të duken?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë shkolle, normalisht e veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që i përshtatem eventit. Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin që të përket dhe ditës që kemi përpara.

 Ndërkaq le të kalojmë tek ushqimi, cilat janë këshillat tuaja, pasi shohim që keni linja perfekte?
Në radhë të parë, është një shprehje që thotë: Ne jemi ajo çka hamë, pra ushqimi është sekreti i të qënurit e bukur. Duhen eliminuar në mënyrë kategorike ushqimet e skuqura, pasi shkaktojnë celulit të theksuar . Sa më shumë ushqime të ziera, perime, sallata të freskëta, nuk është e domosdoshme të konsumohet çdo ditë mish, por prodhime deti. Gjithashtu, do shtoja që Palestra është gjëja më e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Cili është opinioni juaj për martesën & bashkëjetesën?
Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqërie të ekuilibruar, nga familja edukohen fëmijët etj., etj.. Ndërsa bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthortë martesën. Zakonisht arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar. Dy njerëz të dashuruar rrinë dhe harxhojnë kohë të mjaftueshme me njëri tjetrin aq sa për t’u njohur, nuk kanë pse të shkojnë si me kusht për të bashkëjetuar.

Cili është stilisti & fotografi shqiptar më i mirë, sipas jush?
Vendi ynë është i mbushur me stilistë dhe fotografë, por jo të gjithë spikasin. Nuk dua të përmend emra, por më vjen mirë që kemi bërë përpara në këtë drejtim duke ju afruar vendeve europiane.

Cilat janë planet e mëtejshme në lidhje me botën e spektaklit ?
Sigurisht që Fotografia, pasi setet e fotove i adhuroj, ndërsa planet e tjera nuk mund t’i veçoj ende pa i realizuar .

Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve të ndryshme për linjat & sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

Pro apo kundër martesave gay?
Totalisht Pro. Është viti 2012 ! Tashmë në jetë, në demokraci nuk ka pse të ketë tabu. Jeta shfaqet me të gjitha ngjyrat e ylberit.