Nuk ndalet babëzia me partitë e taksapaguesve

515
Përparim HALILI
Çudia e Bibës/KQZ, shpall tenderin 6 milionë lekë për numërimin e votave në… Kavajë!
Faktet që po publikojmë sot, kanë lidhje me skandalet në prokurimet publike. Është fjala për një tender, i cili ka lidhje me zgjedhjet vendore për Bashkinë e Kavajës. Edhe pse zgjedhjet në këtë bashki janë anuluar qysh në datën 5 maj, procedurat e prokurimeve për shpenzimet për këto zgjedhje, po vazhdojnë. Kështu e ka menduar kreu i KQZ, zoti Biba dhe kështu po ndodh. Nisur prej këtij fakti e prej shumë fakteve të tjera, drejtësia dhe sidomos shërbimi i Anti-Krimit Ekonomik-financiar, ka një hapësirë të plotë dhe konkrete, për të zbuluar krimin ekonomik-financiar që bëhet mes palëve shtet-subjekte private, në orientimin, përdorimin dhe akordimin e fondeve publike, që realisht janë taksa të mbledhura prej shqiptarëve me ligje, vendime e urdhra të diktuara, por edhe borxhe të brendshme e të huaja, të cilat paguhen nga shqiptarët! Mjafton që drejtësia të hapë çdo javë “Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike” (APP) dhe në çdo faqe të këtij buletini, do të ndeshë e zbulojë krimin ekonomik financiar që bëhet dhe maskohet në njoftimet dhe anulimet e tenderëve, në procedurat e stër-përsëritjes së tenderëve të investimeve gjigante në rrugë e miniera, ankandet dhe procedurat e shitje-blerjeve dhe të shërbimeve publike komunitare me vlerë miliarda lekësh që shpallen nga ministritë, drejtoritë qendrore e rajonale të shëndetësisë, nga agjencitë dhe inspektoratet e shërbimeve shtetërore për blerje makinash luksoze, për ndërtim, rikonstruksion e mobilim zyrash, për importin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të ushqimit dhe ilaçeve në spitale, për koncesione, investime dhe blerje në ujësjellës, arsim, kulturë e sport, për tenderë që bëhen policia e ushtria, nga doganat e tatimet, nga bujqësia dhe qendrat social-shtetërore, bashkitë, komunat, prefekturat, këshillat e qarqeve dhe nga shumë institucione e shërbime të tjera, të cilët financohen nga buxheti i shtetit! Çdo javë, brenda “Buletinit të Agjencisë së Prokurimeve Publike” (APP), ndesh batërdinë që bëhet me fondet publike nëpërmjet tenderëve të planifikuar e të sajuar qëllimisht prej drejtuesve shtetërorë dhe bosëve të subjekteve privatë, për të zhvatur lirshëm e qetësisht “një dorë miliona” nëpërmjet vulave e firmave të komisioneve të tenderëve! 
Zgjedhjet në Kavajë u anuluan, KQZ shpall tenderin e numërimit të votave!

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rruga “Ibrahim Rugova”, nr.4, Tiranë, Tel/Fax 00355 4 72325258, E-mail: [email protected], Faqja e Internetit www.cec.org.al 
2. Lloji i procedurës: Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës 
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Shërbim për ngritjen e sistemit të regjistrimit të procesit të numërimit të votave në VNV –në e Bashkisë Kavajë” 
4. Fondi limit 481.945 lekë (katërqind e tetëdhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) lekë pa TVSH 
5. Vlera totale 481 mijë e 945 lekë, pa TVSH.
“Albpetrol”, tender 115 milionë lekë për të zbuluar se në cilën pjesë të hartës i ka… zyrat
1. Autoriteti Kontraktor: Albpetrol sh.a. Patos, Rruga Fier – Patos km 7, e-mail: Tel/Fax 03813662/034 704 415 [email protected] Adresa e Internetit www.albpetrol.al 
2. Procedura e prokurimit është: Procedurë e hapur me mjete elektronike. 
3. Objekt i prokurimit: “Hartimi i planeve te rilevimit te pasurive të shoqërisë Albpetrol sha, dixhitalizim dhe azhornim i hartave kadastrale 1:2500 për zonat kadastrale te Albpetrol sha” 
4. Fondi limit: 9 760 700 (nëntë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind) lekë pa TVSH. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 8 muaj. 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 29.05.2017 ora 10:00. 
7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 29.05.2017 ora 10:00
Spitali i Durrësit, 2 miliardë lekë për lavanderinë, 700 milionë për… ilaçet!
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Spitali Rajonal Durres, Adresa Lagja nr.8, Rr.A.Goga, Durrës, Tel/Fax +355 52-23358, E-mail SpitaliDurrë[email protected], Faqja e Internetit www.srd.gov.al 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e Hapur 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Furnizimi i Shërbimit të Lavanterisë për Spitalin Rajonal Durrës ” 
4. Fondi limit 166,666,500 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind) lekë pa TVSH 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 30 Muaj 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 
26/05/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 13:00 
Prokurim elektronik ne www.app.gov.al 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 
26/05/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 13:00 
Prokurim elektronik ne www.app.gov.al 
Bashkia Divjakë/580 milionë lekë, për riparimin e shkollës që kushton 250 milionë lekë 1. Autoriteti kontraktor adresa: Bashkia Divjakë Lagja nr.2, Nr tel.0371 22081. 
2. Lloji i procedurës se prokurimit : Tender i hapur 
3. Objekti i prokurimit : ”Rikonstruksion i shkollës 9–vjeçare, ”Koli Sako” Divjakë”. 
4. Fondi Limit: 48 670 178 (dyzetë e tetë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa tvsh.
5. Afati për realizimin e punimeve: 3 muaj. 
6. Data e zhvillimit te tenderit ,ora , vendi : 26.05.2017 ora 10.00 
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: 26.05.2017 ora 10.00 Prokurim elektronik ne www.app.gov.al
Përse anulohen këto tenderë?

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË 
Anulon tenderin me objekt: “Mirëmbajtje e pajisjeve mjekësore për vitin 2017, e ndarë në lote me fond limit 108.988.918,53 (njëqind e tetë milion e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë presje pesëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, mbasi procedura e Prokurimit “Procedurë e Hapur”, me objekt: “Mirëmbajtje e pajisjeve mjekësore për vitin 2017, e ndarë në lote, Lotin 52: Mirëmbajtje e pajisjes spirometër prodhuesi: Ches me fond limit të lotit në vlerën 281.000,30 (dyqind e tetëdhjetë e një mijë pikë tridhjetë) lekë pa TVSH , referuar nenit 24 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për shkak të një gabimi në Dokumentet e Tenderit referuar shkresës informacion të KVO-së nr.1513/7 prot, datë 02.05.2017
DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK MAT 
Duke qenë se sistemi ka qenë jashtë funksionit, që nga data 28.04.2017, duke bërë të pamundur teknikisht për pezullimin e procedurës deri ne modifikimin e dokumenteve si dhe shpalljen e re te DST. Duke zbatuar rregullat me përpikëri pre mos diskriminim të asnjë operatori ekonomik, njoftohet se anulohet procedura e prokurimit me objekt:Sherbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private të Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat 
BASHKIA POGRADEC 
Autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec, njofton se anulon procedurën e tenderimit me objekt “Shtesë Kontrate për objektin “Rikonstruksion i bllokut Rinia , Rruga Gent ” , lloji i procedues “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 1 811 481 (Një milion e tetëqind e njëmbëdhjete mijë e katërqind e tetëdhjetë e një) leke, për arsye se kjo procedure u krijua ne sistem për të testuar sistemin e ri të app.gov.al, konkretisht opsionin e procedurës “Me negocim, pa shpallje”.
Sigal