Nuk ju duan?! Ja 7 mënyra si të silleni që të tjerët t’ju pëlqejnë

735
Sigal

Të takosh njerëzit të rinj është diçka e bukur por të lësh përshtypje të mirë dhe të vazhdoni njohjen është pak e vështirë. Studimet thotnë se marrëdhëniet janë jetike për lumturinë dhe lidhja me të tjerët është çelësi për të gjetur punë dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Por cila është mënyra më e mirë për të ndërtuar një raport të mirë dhe për të krijuar besim? Qartë dhe e thjeshtë, si mund t’i bëni të tjerët t’ju pëlqejnë ju? Eksperti i sjelljeve Robin Dreeke ka paraqitur 7 sjelljet që njerëzit t’ju pëlqejnë, të cilat për ju i sjell intv.al.
1.Gjëja më e rëndësishme është të vlerësosh pa gjykuar. Kërkoni mendimet e dikujt tjetër pa i gjykuar.
2. Eleminojeni egon tuaj. Përqëndrohuni në mendime.
3. Duhet të dëgjoni, mos prisni vetëm për të folur. Bëni pyetje; mos u përpiqni vetëm të tregoni histori për të bërë përshtypje.
4. Pyetni njerëzit për gjërat që i kanë munduar më shumë, për sfidat më të mëdha.
5. Vendosja e një kufizimi kohor në fillim të bisedës mund t’ua bëjë më të lehtë të tjerëve.
6. Buzëqeshja, gjuha e trupit tuaj, pëllëmbët e hapura lart.
7. Nëse mendoni se dikush po përpiqet t’ju manipulojë, sqaroni qëllimet. Mos jini armiqësor ose agresiv, por kërkoni që ata të jenë të drejtë për atë që duan.