Novruz Xh. Shehu/ Kur një vepër gjykohet pa e lexuar

1083
Nga mjeku pediatër Çerciz Miftari, u botua një shkrim-opinion për mua dhe veprën time të fundit “Rrënjësi”. Doktor Çercizi është një nga autorët që kam përfshirë në librin “Rrënjësi”. Ai pohon për autorin e “Rrënjësi”: Ndër krijimet e autorit do të veçoja “Enciklopedia e Tepelenës”, “Ese për Sokratin” (interpretuar nga Mjeshtri i Madh dhe Nderi i Kombit) Mirush Kabashi, disa monografi, si dhe “Rrënjësi”. Nuk po përmend gazetën “Tepelena”, sepse ajo ngjau si gjethe vjeshte, që u rrëzua nga era.”. I ngujuar në një qytet që tani jep shpirt, i braktisur nga shteti, nga qytetërimi, nga mosha, nga kultura, nga libri, nga aftësia për të mësuar internetin, ai nuk mund të dijë dhe unë as mund të pres të dijë veprimtarinë time si studiues, poet, publicist. Në ato kushte ai nuk nuk mund të arrijë të gjykojë as autorin dhe as veprën “Rrënjësi”…( Më duket aspak akt fisnik t’i tregoj se cilat janë 27 veprat e mia, gjashtë prej të cilave poetike, studimore, eseistike, publicistike). Si një intelektual i vlerësuar për krijimtarinë dhe aktivitetin tim antikonformist, jam i ftuar në SHBA me një grup intelektualësh të shquar shqiptarë dhe do të shkojmë nga data 11 deri 20 dhjetor në New York e pikërisht në Manhatan)
Në të gjithë shkrimin e tij, mjeku Çerciz, nuk jep asnjë nga vlerat e Antologjisë, asnjë nga autorët e përmasave që janë përfshirë, asnjë risi a prurje të kësaj antologjie që do ta kishte për nder ta kishte çdo trevë, jo vetëm në Shqipëri.
Mjeku Çerçiz, shkruan vetëm merakun e tij të madh: “Në këtë Antologji vetjake(paçka se autori ka pasur konsulentë) janë lënë jashtë librit këta poetë: Rezo Çulli, Llukan Stavri, Klodiana Metushi, Murat Memalla”.!!!! Duhet ditur se unë kam lënë jashtë antologjisë 67 autorë librash mediokre, bejtexhinj, me vlera vetëm për ata që s’e njohin fare se çfarë është poezia.( Vetëm Murat Memalla mund të vihej, por nuk më është përgjigjur). Për të pasur të qartë lexuesi se kush është Antologjia “Rrënjësi”, po sqaroj shkurtimisht:
Antologjia vetëm me poetë me rrënjë nga Tepelena, ka një parathënie eseistike nga Dr. Ermir Nika, një kapitull me studimin dhe vlerësimin e krijimtarisë gojore dhe artistike të Tepelenës, “Balada e Komitës”, e vitit 1537, një baladë që ka vlera të pazakonta jo vetëm kombëtare, bejtja e një niveli mjaft të lartë “Qullapitja” e vitit 1895, 47 autorë me nga tre poezi, jetëshkrimin, veprat dhe gjykimin tim mbi vlerat apo mangësitë e tyre, fotografitë.
Në këtë Antologji krejtësisht të veçantë, janë përzgjedhur autorë që jepen për herë të pare, që janë me rrënjësi nga Tepelena e që janë poetë e poete të përmasave kombëtare: Andon Zako Cajupi, Baba Ali Tomorri, Hito Sadiku, Baba Ali Tomorri, Laureta Petoshati, Olimbi Velaj…(Hito Sadiku dhe “Baba Ali Tomorri” prezantohen për herë të parë në letrat shqipe si poetë.). Në këtë vepër përfshihen poetë të shquar, jo vetëm të trevës, por që kanë konsoliduar personalitetin e tyre poetik e janë zëra të njohur ndjeshëm, gurë të rëndë në poezinë shqipe bashkëkohore: Agim Shehu, Agim Basha, Daut Gumeni, Ferit Lamaj, Faik Deda, Ibrahim Gani, Jani Duri, Lule Shameti,Lirim Deda, Maliq Lila, Martin Cukalla, Novruz Xh. Shehu, Pandeli Koçi, Petrit Ruka, Qazim Shemaj, Sadik Bejko, Trifon Xhagjika, Timo Bushi, Veli Hodaj, Zaho Balili. (emrat i kam vendosur sipas rendit alfabetik)
Gjithashtu janë përfshirë në Antologji autorë me mjaft talent të spikatur, pavarësisht se kanë pasur një vëllim si Ibrahim Vasjari, Pertef Lici, Meto Muhameti. Por ajo që është më e rëndësishmja, është fakti se janë identifikuar poetë mjaftë të talentuar që në rast se, do të punojnë vazhdimisht me përkushtim do të jenë personalitete të shquara të së nesërmes në poezinë shqiptare: Bujar Rama, Elton Ilirjan, Enkeleda Fejzo, Kozeta Zylo, Majlinda Nana ( Rama), Sonila Varfi.
Kam toleruar dhe për ndonjë autor që s’ka mundur të arrijë nivelin e poetit të mirëfilltë, si Izet Culli apo ndonjë tjetri që vargëzon më shumë, pasi e ka poezinë produkt të talentit të lindur, pasionit, figurës dhe mesazhit bashkëkohor. Unë jam studiues, por jo prodhues poetësh. Vargëzues mediokër që kanë shkruar 10 deri 60 vëllime me bejte, poezi, fabula që të vjen për të vjellë, unë nuk mund t’i përfshija në Antologji. Poezia është aristokraci e letërsisë, ashtu si opera në fushën e tingujve. Të jesh poet nuk do të thotë të shkruash vargje….Mediokriteti nuk mund të bashkudhëtojë në Antologji. Për sa i përket kërkesës së mjek Çerçizit për të nxjerr një Antologji tjetër, mund të deklaroj se, do ta marr parasysh. Së afërmi do të botoj një Antologji, ku do të përfshihen emrat me poezinë më të spikatur, të vlefshëm për t’u studiuar në ç’do mjedis akademik, e padyshim as Çerçizi, Izeti, Ibrahimi (Gani), Faiku, Veledini, Xhezua, Krenari e ndonjë tjetër, nuk do të përfshihen. Kjo nuk do të jetë shprehje e cinizmit, por e qëndrimit skrupoloz e serioz ndaj nderimit të poezisë së vërtetë.
Sigal