Njihuni me trinjakët më të veçantë në botë

641
Një nënë e re nga Liverpuli ka sjellë në jetë trinjakët më të veçantë në botë. Tre djemt Roko, Rohan dhe Roman, janë fëmijë të ngjashëm në çdo detaj, një gjë e rrallë te trinjakët. Pas analizave dhe studimeve të ndryshme, edhe mjekët konfirmuan se ata janë identikë me njëri-tjetrin. Ndërkohë nëna e tyre 23-vjeçare nuk ngurron të mburret me ta në rrjetet sociale duke hedhur herë pas here foto. “Në fillim nuk munda ta besoja. Nuk kisha imagjinuar të kisha binjake, jo trinjakë. Ne nuk kemi asnjë në familje që të ketë lindur binjakë apo trinjakë”, është shprehur nëna. Pas 6 javësh në spital, tashmë ata ndodhen në shtëpi. 23-vjeçarja është shprehur se djemtë e saj kanë nisur të tregojnë karakteristikat e ndryshme.
Sigal