Njihuni me njeriun që ndaloi shkretëtirën

478
Sigal

Një fermer sipërmarrës afrikan, ka udhëtuar nëpër shkretëtira për 20 vite duke risjellë në jetë shpyllëzimin dhe teknika të ruajtjes së tokës. Mjetet e vetme të Yacouba Saëadogo, ishin një lopatë dhe besimi i prerë se çdo gjë do ndryshojë për mirë. Në vitin 1980, një thatësirë e tmerrshme goditi rajonin Sahel të Afrikës duke shkatërruar bimësinë dhe gjelbërimin e duke ulur shirat në 80%.Për të mbijetuar shumica e banorëve u larguan. Por Yacouna qëndroi.

Duke përdorur praktikën afrikane të fermerëve “zai” ai mbolli fara në gropa të vogla të mbushura me pleh. Këto gropa më opas u mbushën me ujë gjatë sezonit me rreshje shiu duke mbetur të lagështa dhe ruajtur kripërat minerale gjatë periudha me thatësisë. Eksperimentet e realizuara nga Saëadogo, ishin shumë të suksesshme ai gjithashtu mbolli pemë e bimë të reja. Historia e tij u bë e njohur kudo në botë, dhe në vitin 2010 ai u bë pjesë e dokumentarit “Njeriu që ndaloi shkretëtirën”.