Njihuni me “Light Phone”, telefoni anti-smart unik në llojin e tij

508
Light Phone është një aparat që shkon kundër rrymës në një sektor të dominuar nga funksione gjithmonë e më smart, dhe nga ekrane me dimensione bujare. Ky aparat shpjegon TechSot, është i karakterizuar nga një design minimalist dhe nga lehtësia e përdorimit. Është ideuar për ata përdorues që duan të eliminojnë të gjithë superflow-n, por pa hequr dorë nga të qënit “i kapshëm”, në sensin tradicional të fjalës.
Bëhet fjalë për një terminal të menduar për të funksionuar si telefon dytësor, me veçantinë e përdorimit të numërit personal kryesor. Të vetmet funksione prezent janë mundësia për të bërë dhe marrë thirrje telefonike, memorizimi i pak numrave dhe kontakteve dhe funksionion edhe si orë për të na treguar kohën.
Nuk është e mundur në asnjë mënyrë dërgimi i mesazheve apo lidhja online me internet. Gjithçka është brenda një aparati me madhësinë e një karte krediti. Telefoni i pare Light Phone duhet të jetë i lidhur me telefonin kryesor smartphone nëpërmjet një aplikacioni që duhet instaluar. Në këtë mënyrë do të mundësohet kryerja e telefonatave hyrëse dhe dalëse duke ruajtur numrin e njëjtë.
Pas kësaj konfigurimi, “telefoni i lehtë” mund të funksionojë gjithashtu edhe si një pajisje që qëndron vetëm (stand alone) edhe nëse nuk është projektuar për këtë funksion. Prodhuesit kanë arritur të lidhin marrëveshje tregtare me operatorët kryesorë amerikanë.
Sigal