Njihet zyrtarisht nga OAS muzikanti i parë amerikanojugor, Manuelcha Prado

607
Kitaristi peruan Manuel Prado Alarcon është muzikanti i parë nga Andet, një rajon në Amerikën e Jugut, që njihet zyrtarisht nga Organizata e Shteteve Amerikane. Prado është vlerësuar për kontributin e tij 45-vjeçar si artist në promovimin e kulturës së Andesit në hemisferën perendimore. Muzikanti ka performuar live në një koncert për të drejta e njeriut në Uashington D.C.
Prado, i njohur me emrin e artit Manuelcha Prado, është kitarist, këngëtar dhe rapsod i muzikës tradicionale të Amerikës së Jugut. Ai është cilësuar ndryshe edhe “mjeshtër i kitarës peruane”. Muzika e tij shpesh ndërthur tinguj të natyrës, ndërsa Prado njihet edhe për krontributin e tij në mbrojtjen e kulturës indigjene të rajonit Quechua.
“Muzika e Andesit është muzikë që lind nga toka, që buron nga natyra, nga malet. Muzika e Quechua është trashëgimi nga kultura Tahuantinsuyo, që jeton edhe sot,” tha Prado.
Recitali i kitaristit u organizua nga misionet peruane dhe spanjolle, pjesë e Organizatës së Shteteve Amerikane, në kuader të eventeve të vazhdueshme për të drejtat e njëriut në Amerikë.
Manuelcha është nga rajoni i Ayacucho, në Perunë Jugore, një nga rajonet më të prekura nga dhuna e brendshme gjatë viteve 1980 dhe ’90. Ayacucho është vendlindja e lëvizjes më të madhe guerrilase “Shining Path”, që synonte të përmbyste qeverinë peruane në pushtet në vitin 1980. Përpjekjet e kryengritjes për të përmbysur shtetin iu morën jetën 69,000 personave.
Ambasadori peruan i OAS, Dr. Juan Jimenez Mayor tha se muzika melankolike e Manuelcha është pjesë e rëndësishme e pasurisë kulturore të Perusë.
“Sot, duke qenë se Peruja është në paqe dhe vendi po modernizohet, po përparon, kjo nuk do të thotë që ne nuk i njohim rrënjët tona indigjene, rrënjët tona kulturore. Fakti që Peruja është një shtet me gjak të përzier do të thotë që njeh aspektet multikulturore të shoqërisë së saj. Dhe në këtë kuptim, origjina jonë indigjene është shumë e rëndësishme për në”.
Në një ceremoni përpara performancës, Sekretari i Përgjithshëm i OAS, Luis Almagro i dorëzoi Manuelcha çmimin për kontributin në përhapjen e kulturës së Andeve në rajon.
“Kushdo që dëgjon tingujt e kitarës së Manuechas e ndjen në zemër dhe në shpirt origjinalitetin e popujve të Amerikës. Faleminderit që na dhurove muzikën bashkë me kulturën e popullit të maleve të Andeve.”
Organizata e Shteteve Amerikane ka vlerësuar më herët edhe artistë të tjerë lationo-amerikanë. Vitin e shkuar OAS vlerësoi kompozitorin peruan José Escajadillo Farro me titullin “Kompozitori i Amerikës”, për të nderuar punën e tij në dekada në zhanrin e muzikës Criolla. Por kjo është hera e parë që organizata vlerëson një artist me origjinë indigjene, nga Amerika Jugore, nga vargmalet e Andeve.
“Puna jonë është menduar, mbi të gjitha, për popullin peruan, për popullin Andeve, për popullin Quechua. Ne duam që ta përhapin kulturën e popullit tonë në të gjithë botën, në mënyrë që edhe kulturat e tjera ta njohin atë,” tha Prado.
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet më 10 dhjetor të vitit 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Sigal