Një suprizë nga Taylor Swift për 30 vjetorin e Lily Aldridge

585
Modelja Lily Aldridge ka festuar 30-vjetorin, dhe surpriza më e bukur për ditëlindje i ka ardhur nga mikesha e saj e ngushtë, Taylor Swift. Këngëtarja 25-vjeçare ka bërë një kolazh me fotot e modeles së bashku me vajzën e saj Dixie. Taylor i ka vendosur fotos këtë dedikim: “Gëzuar ditëlindjen mamit që i lejon vajzës së saj të vogël të vishet si princeshë sa herë që dëshiron, dhe që arrin të balancojë miliona gjëra që të duken të lehta dhe zbavitëse. 

Jam shumë e lumtur që më ftove në koncertin Kings of Leon 6 vite më parë. Jeta ime do të ishte e panjohur pa ty Lily Aldridge.” Ndërkaq, modelja e Victoria Secret e ka festuar ditëlindjen e saj me të bijën 3-vjeçare në “Disney World” ku të dyja janë shfaqur tejet të lumtura.
Sigal