Një pasdite në muzeun Historik Kombëtar

539
Muzeu Historik Kombëtar sot, më datë 27 prill ora 17.00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Lufta e Parë Botërore, Traktati i Fshehtë i Londrës dhe Shqipëria”.

Lidhur me këtë temë do të referojë Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe Prof. As. Dr. Ledia Dushku, nga Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike.

Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme.

Veprimtaria “Një pasdite në muze” do të zhvillohet ditën e premte, ora 17.00, pranë bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar.



Sigal