Një nga binjaket më të dashura për publikun, martohet “fshehurazi”

604
Mary-Kate Olsen, 29 vjec ka kurorëzuar lidhjen disa-vjecare me të dashurin Olivier Sarkozy. Burime për ‘Page Six’ kanë rrëfyer se bashkë-themeluesja e markës ‘The Row’ më në fund është martuar me bankierin francez, vëlla nga babai i ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy.
Në një ceremoni intime të mbajtur në Manhatan mbrëmjen e së premtes, të ftuarit u mirëpritën me enë të mëdha të mbushura me cigare dhe iu kërkua të lenë mënjanë telefonat celularë.
Kjo shpjegon edhe faktin pse asnjë foto nuk është publikuar në media nga dasma sekrete. Rreth 50 të ftuar u sistemuan në rezidencën private ku u zhvillua ceremonia martesore.
Sigal