Një në 5 persona në botë mendon se gratë janë më inferiore se burrat

697
Një në pesë njerëz në të gjithë botën mendojnë se gratë janë më inferiore se meshkujt. Kjo statistikë shqetësuese ka dalë nga hulumtimi i kryer nga kompania kërkimore në treg Ipsos MORI. Nga 17,551 të rritur të anketuar në një numër të caktuar vendesh, 18 për qind u pajtuan me këtë deklaratë: Fatmirësisht, e ardhmja duket e ndritshme: 88 për qind e të anketuarve ranë dakord që burrat dhe gratë duhet të kenë mundësi të barabarta. Megjithatë, gati tre në katër besojnë se ka pabarazi gjinore në vendin e tyre në aspektin e të drejtave sociale, politike dhe ekonomike. Dhe megjithëse mbi gjysma e të anketuarve u identifikuan si feministe – me ato në Indi, Kinë dhe Itali, në krye të tabelave – vetëm një në katër ndjehen të frikësuar për të folur për të drejta të barabarta. “Është inkurajuese që shumica e burrave dhe grave në mbarë botën besojnë në mundësi të barabarta. Por në të njëjtën kohë më shumë besojnë se barazia e vërtetë e të drejtave nuk është ende këtu”- tha Kully Kaur-Ballagqan, drejtor në Ipsos MORI.
Sigal