Një komedi e suksesshme, të cilën publiku e ka duartrokitur gjatë dhe me entuziazëm

512

 

Shkëlqen dhe
rrëfehet aktorja e njohur Vilma Hodo

 

 

        
8 dhe 9 Tetor 2016, ora 19:00 në Sallën e Teatrit të Kukullave

        
Për rezervime: 04 223 4473/ 069 822 0425

 

Publiku i
nderuar i teatrit ka mbushur sallat e çdo teatri ku kjo komedi është ngjitur. Në
Teatrin Kombëtar, Teatrin “Aleksandër Moisiu”, Teatrin “Kame”, Teatrin “Poshka”,
Amfiteatrin e Durrësit dhe tani sallën e Teatrit të Kukullave si një skenë
alternative në orarin e shfaqjeve për të rritur. Drejtoresha e Teatrit të Kukullave
zonja Monika Lubonja ka ngritur një platformë konkrete për ta promovuar këtë
sallë edhe si një mundësi për artistët për ta përdorur këtë sallë për veprat e
tyre artistike. Të qeshurat dhe reflektimet në këtë komedi janë terapi… Të
papritura elektrizuese, të vërteta të jetës bashkëshortore që vetëm në teatër
artikulohen me gojën plot. Një kast i mirënjohur aktorësh: Romir Zalla, Suela
Bako dhe Vilma Hodo. Një penë inteligjente që e njeh mjaft mirë gjuhën vepruese
të Teatrit regjisori Erion Kame ka investuar shumë energji dhe punë për këtë
produksion. Mos u humbisni në datat në 8 dhe 9 Tetor 2016 dhe çdo fundjavë.

Të shtunë
dhe të dielë, Ora 19:00 në Sallën e Teatrit të Kukullave.

 

Flet aktorja Vilma
Hodo

 

Mendoj që rolet në karrierën e çdo aktoreje vinë në momentin e duhur. Unë
kam qenë në proces pune me një tjetër komedi kur regjisori Erion Kame më
propozoi këtë rol. Isha e lumtur se punoja për herë të parë me Erionin. Puna me
aktorin është një pjesë e rëndësishme e tij si regjisor dhe unë e vlerësoj shumë
këtë gjë. Në komedinë ” Një jetë me ty” aktori është në qendër dhe
regjia ka vendin e saj pa u bërtitur. Ky rol është i rëndësishëm për mua sepse
përmes tij sjell për publikun nje karakter i cili ndryshon diametralisht nga unë.
Eksplorimi i këtij roli më ka njohur më shumë me disa anë të fshehta të vetes. Mënyra
si ajo e sheh jetën, si ajo i trajton meshkujt, si ajo pëlqen të luaj me
ndjenjat e saj janë unike dhe e bëjnë një personazh mjaft dinamik dhe të
paparishikueshëm në skenë. Materiali dramaturgjik është i ndërtuar në atë mënyrë
që të jep mundësi të eksplorosh disa dimensione të personazhit. Janë 3 versione
të ngjarjes. Ajo ka dimensionin naiv të saj, dimensionin e saj në imagjinatën e
shefit të saj dhe ashtu si ajo e mendon veten, e pushtetshme dhe drejtuese të
burrave.

 

        
Kam marrë shumë kënaqësi nga ky rol. Ky rol është më i
bukur dhe se unë dhe nuk do lodhem kurrë duke e luajtur. Kemi qënë në disa
festivale dhe skena me këtë shfaqje dhe ka qënë një eksperiencë me shumë vlerë.

 

        
Salla e Teatrit të Kukullave është një skenë shumë e
dashur për mua. Unë kam luajtur atje pak pas përfundimit të Akademisë së Arteve
në disa shfaqje dhe e dua shumë atë skenë. Kam emocione të mrekullueshme. Mbështetja
e Monika Lubonjës për ta promovuar këtë skenë si një alternativë për artistët
dhe veprat e tyre është më shumë cilësi dhe mundësi për artistët.

Sigal