Një ditë pranë stendave të Muzeut “SOLOMONI” në Berat

1161
Ende pa u mburshur 10 ditë nga çelja e dyreve të Muzeut “SOLOMONI” në Berat, rruga tek “Porta e Pashait”, si dhe i thonë ndryshe rruga që të çon në Kala, ka marë një tjetër gjallëri. Këto ditë kanë mbritur me dhjetëra, e pse jo dhe me qindra vizitorë, turistë të vendit dhe të huaj mes të cilëve dhe një çift hebre. Madje shumëkush prej tyre ka filluar dhe të lërë gjurmët e tij, të përshkrimit në librin e Muzeut. Studiuesi Simon Vrusho që në këtë rast bën dhe ciceronin, të informon me detaje duke kaluar nga njëra stendë në tjetrën e vazhdon të sqarojë dhe faktin që muzeu është një nga më të rrallët dhe thuajse unik në të gjitha trevat shqipëtare në 5 shtetet e Ballkanit. Në cilindo shkrim apo foto të tij, vetë kureshtja, por dhe historia që lidhet me këtë Muze nuk të lë pa të përcjellë në material të pasur. Këtu nuk mungon dhe shpjegimi që lidhet me këtë apo atë stendë, për foto apo citime e shkrime të ndryshme. Janë të gjitha të kuruara me shumë kujdes dhe profesionalizëm. Nuk kanë asnjë dallim mes tyre, por ajo që të bie më shumë në sy është stenda e Dëshmorëve Hebrenj që në këtë rast, edhe pse vetë populli hebraik po kalonte ditët apo dhe vitet më të vështira të jetës së tyre, nuk ndenjën duar-kryq, por u bashkuan me banorët e zonës në Frontin Antifashist dhe morën pjesë me armë në dorë kundër bishës nazi-fashiste, madje shumë prej tyre iu përgjigjën kushtrimit për liri e nuk kursyen as jetën, duke e quajtur në këtë rast Shqipërinë, vendin që i mbrojti, si Atdheun e tyre. Një tjetër stendë që të gozhdon e të bën të ngelesh pranë saj gjatë është dhe ajo e “Tre Cakranë dhe Hembrenjët”. Të renditur me heroizmin e tyre të vyer në historinë e Shqipërisë, në mbrojtje të hebrenjve. Stenda ka të renditur në detaje; faksimilet e letrave ku duket qartë preokupimi i tyre për strehimin e hebrenjve, bashkëpunimi me beratasin Perikli Haxhistasën. ndërsa vlen të pëmendet fakti, se thuajse një muaj më parë pasardhësit e Cakranit promovuan në ambjetet e pallatit “Margarita Tutulani” në Berat botimin “Kujtimet e një Firmëtari”, ku mes shumë kujtimeve historike të aktivitetit të Cakranit, një zë të veçantë përbën dhe shpëtimi hebrenjve. 

Nuk kanë mbetur pa u evidentuar apo pa rënë në sy të vizitorëve edhe emrat e rreth 40 familjet beratase që streuan dhe mbrojtën mbi 600 hebrenj gjatë Luftës, ashtu si nuk ngelën pa u pasqyruar edhe shume foto të fëmijëve hebrenj që vazhdonin shkollën, madje edhe me nr. Amze etj. 

Hebrenj DËSHMORË… 
Në Muzeun “SOLOMONI” Berat, administratori i tij, studiuesi Simon Vrusho, të çon tek stenda kushtuar posaçërisht heroizmit të hebrenjve, ku krahas fotove nga hebrenj të shpëtuar në Berat, gjen dhe foto dëshmorësh si Isak Ruben, foto partizanesh si Berta Ruben etj. 
Në vitet e Luftës II Botërore, në kohën e Holokaustit, hebrenjtë e strehuar e të shpëtuar në Shqipëri nuk ndenjën pasivë, përkundrazi. Ata bënë sa mundën me veprimtari subversive, me pjesëmarrje aktive në misione të karaktereve dhe natyrave më të ndryshme luftarake. Mjaft prej tyre dolën partizanë, si kundër ranë edhe dëshmorë. 
Lufta dhe hebrenjtë…. 
Të rinjtë hebrenj të Beratit, në shumicë dërrmuese, u radhitën në rreshtat partizane, më të shumtët në Brigadën e 7-të. Si: 
-Albert Josef Asheroviç 
-Jakov Avramoviç 
-Jusuf Konforti 
-Josef Bivas 
-Zhak Ruben 
-Vëllezërit Dekok 
-Vitori dhe Emanauele 
-Pepe Kantozi 
-Jakov Bahar 
-Manuel Ruben 
Mosho Ruben 
Ata që nuk kishin shkuar në mal, shkonin në lëvizjet subversive, mbledhje dhe veprimtari ilegale në qytetin e Beratit, duke u etiketuar nga pushteti lokal si elementë të rrezikshëm. 
“… Hebrenjtë Josef Josefi e Isak Solomoni marrin pjesë në takime ilegale dhe bëjnë propagandë për çlirimin e Beratit. Të paktën 40 hebrenj subvresivë duhen larguar. 

Dëshmorë hebrenj për çlirimin e Shqipërisë, rënë në Luftën II Botërore 
1. Jakov Avramoviç 
2. Jusef Solomon Konforti 
3. Jusef David Bivas 
4. Isak ( Zhak) Emanuel Ruben 
5. Leo Tyjeri 
6. Jakov Josef Bahar 
7. Baruh Isak Baruh 
8. Dario Zhak Arditi 
9. David Juda Kohen 
Janë emrat e 9 hebrenjve që kanë rënë dëshmorë për lirinë e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore. 
Hebrenj Dëshmorë nga treva e Beratit: 
1. Josef Solomon Konforti 
2. Josef David Bivas 
3. Jakov Josef Bahar 
4. Baruh Isak Baruh 
5. Jakov Abramoviç 
6. Leo Tyjeri 
Një punë të vyer për evidentimin e heroizmit të këtyre hebrenjve dhe shpalljen e tyre dëshmorë ka studiuesi dhe kineasti, Kreshnik Hashorva, përpjekje kjo që i kushtoi 5 vjet kohë. Ndaj është krejt normale që në Ditën e Dëshmorëve, 5 Majin të shohësh duke vënë tufë me lule në përkujtim e nderim të dëshmorëve hebrenj, vajzën e Kreshnikut, Mikena Hashorva. 
Tre Cakranët dhe Hebrenjtë… 
Tek Muzeu “SOLOMONI” Berat ideatori dhe administratori i tij, studiuesi Simon Vrusho flet edhe për rolin dhe kontributin që kanë luajtur për shpëtimin e hebrenjve figura të njohur të Luftës dhe Cakranit, figura komplekse, por që në rastin e hebrenjve kanë qëndruar në lartësinë e virtyteve shqiptare. Kadri Hajredin Cakrani (1903-1972) Lindur në Cakran (Mallakastër). Shkollën fillore dhe atë qytetëse i kreu në Berat, deri në Luftën e Parë Botërore, kur i ati Hajredin dhe xhaxhai Bektash Cakrani ndërmjetësojnë me komandën austriake dhe Kadri Cakrani fillon shkollën ushtarake dhe Akademinë në Vienë, ku mbaron shkëlqyeshëm. Kujtim Bektash Cakrani (1916-1987) Lindur në Cakran, (Mallakastër). Gjithë zinxhirin shkollor e kreu në Itali dhe mbaron shkëlqyeshëm Akademinë ushtarake prestigjioze të Milanos, si oficer kavalerie, degë elitare, me gradën kapiten. Me ardhjen në Shqipëri dhe me pushtimin fashist italian kalon si ushtarak, Komandant i forcave të Ballit Kombëtar për Mallakastrën. Evakuon nga rajoni i Beratit 7500 ushtarë të divizionit “Perugia” nga hakmarrja gjermane dhe strehon 500 (batalion. 151 mitraljerë) prej tyre në Mallakastër, duke i krijuar kamp me kushtet si mbrojtje, ushqim, spital etj. , së bashku me familje hebreje dhe kreun e Kishës Katolike të Shqipërisë, shoqëruar nga tetë murgesha. Me humbjen e Luftës nga nacionalistët largohet në drejtim të Italisë, ku kishte gjithë njohjet e vjetra, duke mos mundur të marrë dot gruan dhe fëmijën, ku qëndron deri në fund të jetës. Ndërron jetë më 1987 në Pavia. Bektash Kahreman Cakrani (1871-1945) Lindur në Cakran (Mallakastër). Patrioti më me influencë i të gjithë kohërave në Mallakastër e më gjerë. Pas shkollës Ruzhdie që kreu në Berat, kreu dhe shkollën “Sulltanie” të Stambollit dhe Institutin Tregtar në Kajro, ku më pas vijoi Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Fliste shkëlqyeshëm frëngjishten, turqishten, persishten, si dhe gjermanishten e greqishten. 
Sigal