Nisma vazhdon/ “Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur!”

793
Sigal

“Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur!”, është nisma humane, e cila vazdon ende. Një nismë që i ka fillesat e saj rreth 2 vite më parë, rrugëtimi i të cilës nisi me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, me drejtues Enea Cenkon (avokat). Nisma sot u ndal sërisht për të bërë sa më shumë njerëz të lumtur. Kjo nismë ishte e pranishme në një aktivitet për fëmijët jetimë, të cilët janë pjesë e shoqatës “Jetimi në fokusin tonë”. Në këtë aktivitet që u mbajt në skenën e Muzeut Historik Kombëtar ishin të pranishëm fëmijë dhe familjarë të këtyre jetimëve. Disa prej fëmijëve u angazhuan në një kokurs kënge për të përzgjedhur zërin më të bukur. Kandiduan 10 fëmijë të moshave të ndryshme dhe pati një fituese, edhe pse të gjithë fëmijët ishin përgatitur në mënyrë perfekte dhe çmimi i parë u vlerësua me trofeun “Çelësi i solit”, simbolin e muzikës dhe të gjithë të tjerët me medalje nderi për pjesmarrjen. Aktiviteti ishte tejet i larmishëm, dhe u gjykua nga një juri prestigjioze këngëtarësh si: Mjeshtri i madh i këngës Plaurent Shushku, (Rati) kryetari i jurisë, i cili u vlerësua dhe me certifikatë mirënjohje së bashku me trofeun nga shoqata “Jetimi në Fokusin Tonë” me president z. Hysen Dosti për kontributin e përhershëm si këngëtar mjeshtri i madh ndaj shtresave në nevojë gjithashtu në juri të pranishëm ishin dhe anëtarë e tjerë këngëtarët e mirnjohur dhe profesionistët e muzikës shqiptare Valbona Mema, Artushi, Besjana Kertusha si dhe kompozitori Agron Avdiaj ku, jo vetëm votuan për çmimin e parë, por edhe kënduan duke dhuruar një koncert dhe një atmosferë të jashtëzakonshme në sallë me ritmet e muzikës. Në këtë aktivitet u vlerësua me çmimin e parë vajza me ermin Tea Shuaipi, të cilës iu dha trofeu i përgatitur së bashku me medaljen shoqëruese. Aktiviteti ishte rreth 2 orë dhe pati shumë entuziazëm, por u prit edhe me shumë seriozitet nga pjesëmarrësit dhe të ftuarit e shumtë që ishin në sallë, të cilët përjetuan shumë emocione e dhuruan shumë duartrokitje.

Në fund të këtij aktiviteti human shoqata “Jetimi në fokusin tonë” shpërndau edhe ndihma ushqimore për fëmijët jetimë anëtar të kësaj shoqate. Të gjithë të pranishmit në sallë falënderuan në veçanti mjeshtrin e madh të muzikës, Ratin për kuntributin dhe pranimin e ftesës, si kryetar jurie të këtij aktiviteti human – social. Nisma: “Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur” do të vazhdojë me shumë aktivitete të shumta përgjatë gjithë kohës deri në fund të vitit kur do të finalizohet me një koncert madhështor. “Paqja fillon me një buzëqeshje”-thoshte e madhja Nënë Tereza, këtë gjë e bëmë dhe ne sot … bëje edhe ti asgjë s’të kushton!

Deniz TUFINA