Nis zyrtarisht Expo Milano 2015. Panairi që promovon dhe Shqipërinë

561
Expo Milano 2015 ka nisur zyrtarisht dhe vizitorët e parë kanë nisur të mbërrijnë në dyert e panairit që pret vizitorë nga e gjithë bota. Zona është kontrolluar e gjitha dhe pritet të ketë një nivel të lartë sigurie. Brenda panairit gjithçka është gati për ceremoninë e inaugurimit që programohet të hapet në mesditë nga kryeministri Mateo Renzi.
Presidenti i vendit Sergio Mattarella është shprehur se hapja e ekspozitës është shenjë e një cikli të ri lindje të Italisë dhe se “ushqyerja” e banorëve të tokës është t’u japësh të gjithëve të drejtën për të jetuar. Expo Milano 2015 vjen pas një periudhe të gjatë krize ekonomike në vend dhe një natë më parë, në vigjilje të hapjes së ekspozitës universale, në Sheshin e Duomo pati një hapje madhështore.
Prezentë ishin më shumë se 20 mijë persona të cilët ndoqën debutimin e të madhit Andrea Bocelli dhe pianistit Lang Lang, bashkë me artistë të tjerë të La Scalës, duke dhuruar një mbrëmje entuziaste me muzikë e artistë të mëdhenj. Expo Milano 2015 konsiderohet një event mjaft i rëndësishëm që bashkon në një të vetëm gjithçka të bukur të Italisë, për t’ia prezantuar mbarë botës. Ndërkohë një ditë më parë mjaft protestues dhe kundërshtues të këtij panairi kanë mbushur rrugët e Milanos duke shkaktuar trazira në prag të hapjes.
Pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht studentë dhe përfaqësues nga klasa punëtore që kundërshtojnë këtë eveniment. 
Sigal