Nina Agdal na rikujton pse është femra më e dëshiruar nga meshkujt

515
Ajo nuk është kot në kopertinat e “Sports Illustrated”, por Nina Agdal kujdeset çdo ditë përmes Instagramit të saj të na rikujtojë pse është femra më e dëshiruar nga meshkujt. Ajo ka postuar një foto, ku shihet duke bërë një sy gjumë në shtratin e saj, por ndërkohë tregon edhe të pasmet e saj.
Kjo foto vjen pas asaj të Chrissy Teigen, 29-vjeçares që publikoi një foto në një jaht, duke treguar edhe ajo të pasmet, por që veshur kishte një palë bikini të zeza.
Teigen, ashtu sikurse Nina, është modele e “Sports Illustrated” dhe në vitin 2014 ishin bashkë në kopertinën e njërit prej numrave të revistës. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Nina poston foto duke treguar të pasmet. Vetëm pak kohë më parë, ajo kishte treguar se i kishte ndodhur një “aksident” gjatë ushtrimeve në palestër, kur iu ishin shqepur streçet.
Sigal