Nik Xhelilaj, duket se po shkëlqen në rolin e Winnetou

483
Sigal

Nik Xhelilaj duket se po shkëlqen dhe suksesi
është i dukshëm nga premiera e mbrëmjes së të dielës në Televizionin Publik
Gjerman, në rolin e protagonistit “Winnetou”.

“Është vepër e marrë nga autori Karl May, e shkruar nga regjisori Philip Stulz.
Mua m’u besua roli i indianit të Amerikës, Winnetou. Është kënaqësi dhe
privilegj për mua”, thotë Xhelilaj.
I bazuar në librin e Karl May, një shkrimtar ikonë në Gjermani, ai shpjegon se
ky është një fakt më shumë që e bën atë të privilegjuar: “Ishte një
ripërsëritje dhe bindem gjithmonë e më shumë se populli gjerman është shumë
punëtor, më shumë seç duhet mbase”. 

I vlerësuar më një kritikë mjaft pozitive, Niku duket se po troket në maja e po
përjeton një nga përiudhat më të suksesshme profesaionalisht.

“Është projekt që ribëhet pas 50 vitesh dhe mbaj mend që një aktor i cili
kishte marrë pjesë në projektin e vjetër më tha që unë isha Winnetou që
prisnin”, tregon aktori.

I njohur fillimisht nga filmi “Shqiptari”, duket se rrugët e famës për aktorin
janë hapur në Evropë.

Niku e ka nisur eksperiencën duke interpretuar në gjuhë të huaj, por nuk e
mohon edhe mundësinë e bashkëpunimit me një produksion shqiptar.

“U bë kaq vite që interpretoj në gjuhë tjetër dhe më merr malli, pasi njeriu ka
nevojë të flasë gjuhën e vet”, thotë Nik Xhelilaj.