Nicky Hilton shtatëzënë për herë të dytë/ Motrat Paris dhe Kathy organizojnë një Baby Shower përrallor

157

Familja Hilton bën çdo gjë me stil, përfshirë edhe baby showers.

Paris Hilton dhe Kathy Hilton organizojnë një nga festat më të bukura për motrën e tyre Nicky Hilton Rothschild në shtëpinë e tyrë në Bel Air.

E mbushur nga një atmosferë feste, shtëpia Hilton ishte dekoruar me pemë të Krishtlindjeve ngjyrë pink dhe me dekoracione të tjera siç mund të vërehet nga fotot e publikuara në Instagram për të ndarë me ndjekësit rastin e gëzuar.

Meqenëse gjinia i fëmijës mbahet sekret, që të jetë një surprizë për të gjithë, baby shower ishte zbukuruar me nuancat rozë dhe blu. Më të njëjtat ngjyra ishin përshtatur edhe veshjet e familjes të madhe: Lily Grace Rothschild, vajza 1 vjeçare e Nicky-t, e veshur me një fustan dhe kordele rozë si tezja e saj Paris, ndërsa vetë Nicky dhe mamaja saj u prezantuan në blu. Gjithashtu mbi tavolinë qendronin dy torta, njëra blu dhe tjetra rozë.

Të ftuarit, rreth 15, midis tw cilwve Real Housewives, Kim Richards, Bethenny Frankel dhe Kyle Richards, janë pritur me një tavolinë të mbushur me desserte të dekoruara me embëlsira dhe në veçanti me biskotat e famshme macaroons të përgatitura direct nga pastiçeria e famshme e Parisit, Maison Ladurée – një nga të preferuarat e mamasë në pritjen e ëmbël.

Nicky ka konfirmuar shtatëzaninë e saj sëbashku me bashkëshortin James Rothschild në Korrik dhe nga atëherë nga ndjerë përgjegjësinë që të mbaj të informuar fansat e saj rreth rritjes së barkut.

Ajo është shprehur në Shtator se shtatëzania e saj po shkon mbarë duke thënë: “Ndjehem shumë mirë! Asnjë ditë e sëmurë”. Por kjo nuk befason duke konsideruar mënyrën e shendetshme të jetesës që trashigimtaria ndjek edhe kur është shtatëzënë.