Ngrënia e thonjve është një sinjal që tregon se keni këtë formë personaliteti

907
A keni tendencën të kafshoni thonjtë tuaj kur ndiheni nervoz apo të shqetësuar? Konsiderohet të jetë një zakon i keq, por gjithashtu tregon se nuk jeni mendërisht mirë për momentin.
Por me siguri ajo çka nuk dini është se ngrënia e thonjve tregon një karakteristikë të madhe tuajën: Perfeksionin!
Një hulumtim i bërë në Montreal thotë se :
“Ne besojmë se njerëzit me këto sjellje të përsëritura mund të jenë perfeksionistë, që do të thotë se nuk janë në gjendje të relaksohen dhe të kryejnë detyrën me një ritëm normal “.
Siç tregon Kieron O’Connor një hetues:
“Prandaj, ata janë të prirur ndaj zhgënjimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Ata gjithashtu përjetojnë nivele më të larta të mërzisë “.
Studimi përfshinte 48 persona, 24 prej të cilëve kishin sjellje të përsëritura të ngrënies së thonjve dhe 24 prej tyre nuk e kishin një të tillë . Ndërsa studimi shkoi më tej, ata bënë një përzgjedhje të bazuar në pyetësorët dhe personalitetin e tyre individual dhe u testuan gjithashtu në katër skenarë të ndryshëm të dizajnuara për të nxjerrë cilësi të veçanta emocionale. Stresi, relaksimi, zhgënjimi dhe mërzia.
Sigal