Ngacmonte seksualisht fëmijët e mitur, zbardhet dëshmia e gruas: Më tha nuk përmbahem dot

554
Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për dënimin e shtetasit D. Sh, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.
I pandehuri mësohet se është praktikant i fesë myslimane, ndërsa është kallëzuar në Polici nga ish-bashkëshortja e tij vitin e kaluar. Rudina M., ka bërë kallëzim në komisariatin numër 3 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite burg, për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatës të cilën “Shekulli” e publikon pa ndryshime thuhet se në kallëzimin e paraqitur në Polici nga Rudina M., ku është shprehur se:

“Unë jam paraqitur për të bërë këtë kallëzim pasi 21.11.2016 rreth orës 20.00 jam kthyer nga Suedia së bashku me dy fëmijët e mi, 7 vjeç dhe djalin tim 6 vjeç. Të dy fëmijët e mi kanë baba shtetasin D. Sh.

Jemi martuar në vitin 2009 dhe herë pas here ai më ka keqtrajtuar. Unë jam larguar më 27.05.2014, ku kam qëndruar 2 javë në Greqi te vëllezërit e mi dhe prej një viti e gjysmë kam jetuar bashkë me dy fëmijët në kamp azili. Jam paraqitur te ju për të bërë kallëzim penal pasi unë këtu në Shqipëri kudo që të jetoj bashkë me fëmijët ndihem e kërcënuar nga ish bashkëshorti im. Ai më ka kërcënuar herë pas here në rrjetin social “Skype”, duke më thënë “Do të vras, do të zhduk, vetëm mos ardhsh në Shqipëri”.

Unë kam pasur një urdhër mbrojtje, pasi më ka ushtruar dhunë herë pas here kur kam jetuar me atë dhe në maj të vitit 2012 kam bërë kallëzim pasi Denisi më ka kërcënuar me automatik në shtëpi dhe policia i ka gjetur vetëm bomba me telekomandë me telefon në shtëpi. Dua të shtoj se unë jam detyruar të iki jashtë shtetit më shumë për arsyen se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijët tanë të mitur si me vajzën dhe djalin.

E kam parë herë pas here që e puthte fort vajzën në buzë. I kam bërtitur dhe i kam thënë që të mos i bëj më këto veprime me fëmijët se do e denoncoja në polici, ai më ka qëlluar dhe më ka thënë: “Nuk përmbahem dot”. Unë i thashë: “Ç’është kjo që po thua?”.

Një ditë mbaj mend që ai u kthye nga xhamia dhe erdhi duke bërtitur se një shok në xhami i kishte fol se pse ky i fundit kishte puthur vajzën në buzë. Unë i bërtita dhe ai më tha që unë bëj ç’të dua me fëmijët e mi.

Unë e kundërshtova dhe ai më goditi me pëllëmbë. Dua mbështetjen tuaj si polici dhe kërkoj urdhër mbrojtje dhe vendosjen time në ndonjë shoqatë pasi edhe të prindërit e mi të cilët jetojnë në Kamëz nuk mund të qëndrojmë pasi jam e kërcënuar nga Denisi”.

Kallëzimin nuk kam ardhur ta bëj dot atëherë kur kanë ndodhur këto ngjarje pasi siç thashë dhe më sipër kam qenë e kërcënuar nga Denisi herë pas here dhe ndaj jam detyruar të iki jashtë shtetit.

Vajza e abuzuar
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake është pyetur në prani të psikologes vajza e Denis Shimilit, e cila ka deklaruar se:

“Unë jam nxënëse në klasën e parë. Mami im është ndarë me babanë tim. Unë me mamin tim dhe vëllain kemi qenë gati 1 vit e gjysmë në Suedi. Ne kemi ikur në Suedi për të marrë një shtëpi të re ku të jetonin pa babin.

Unë në Suedi kam pesë shoqe shumë të mira. Në Suedi unë kam luajtur me shoqet e mia dhe i kam shumë xhan ato.

Sot kam ardhur në polici bashkë me mamin tim se dua të tregoj një sekret të shëmtuar që kam me babain tim. Ai më ka ngacmuar mua dhe vëllain tim të vogël para se të shkonim ne në Suedi.
Sigal