“Nga viset e Arbërit, tek miqtë e Ballkanit”, një koncert që theu skematizimin

525
Sigal

 Koncerti i violinistit Sulkuqi, një model i ri: Ne kemi modele të mira të përpunimit të melodive të etnosit tonë

 Shfaqja e fundit e Ansamblit e Këngëve dhe Valleve “NGA VISET E ARBËRIT TEK MIQTË E BALLKANIT” nën drejtimin e violinistit Zeqir Sulkuqi, ishte një model konkret  vizual, strukturor, repertorial, në lojën si dhe komponentët e tjerë që kishte kjo shfaqje. Një model që mund  të gërvishti mendimin e drejtuesve dhe studiuesve të Ansamblit  dhe të trupës në përgjithësi, se si mund ti zhbirosh këto risi për t’i dhënë një hop cilësor këtij Institucioni me vlerë të madhe në kulturën shqiptare.  Kjo nga ana thelbësore.  Disa elementë të rinj që ranë në sy në mënyrë shumë pozitive të këtij Koncerti në radhë të parë ishte repertori, me këngët, me meloditë, përshtatjet  që i kishin bërë në aspektin instrumental Sulkuqi apo dhe bashkëpunëtorët e tij (apo dirigjentë dhe kompozitorë),:  Së dyti, struktura e formacionit orkestral që gjithë këtë lëndë muzikore që shoqëronte vallet, apo dhe në vetë interpretimin solistik, ishte në nivel të lartë, i ekuilibruar, ku herë pas here instrumentistë të veçantë dilnin dhe si solistë, ku në qendër të orkestrinës klarineta që udhëhiqte në pjesën më të madhe por që këtë radhë ajo nuk kishte rol zotërues, pasi herë pas here dilnin dhe violinistët, oboja, apo dhe instrumentistë të tjerë në rol primar. Pra ishte një formacion i ekuilibruar i orkestrës  që e përcollën me shumë mjeshtëri të gjithë lëndën muzikore. Dukuri të tjera ishin loja ndryshe e grupit të valleve. Ishte një grup i mirëorganizuar që u përpoq t’i sillte pak në kohë  me lëvizje elastike, duke pasur në thelb vallet tona të jugut  apo të veriut, Shqipërisë së Mesme, duke marrë vallet popullore duke i futur në një frymë  tjetër nëpërmjet përshtatjes së orkestracionit, apo strukturës së orkestrës, duke futur elementë që vijnë pak me shijen e brezit të ri, duke i prurë këto valle në kohë, në shije në mendësi, të njerëzve  apo të shoqërisë së sotme, sepse,  shoqëria  e sotme s’është më e mbyllur, por tejet e hapur, dhe dëgjon muzikë jo vetëm të Ballkanit, por në të katër skajet e globit, shikon ansamble nga tërë bota, kostume apo të  gjithë elementët e një formacioni Ansamblik…Duke futur elementë të tillë edhe tek vallet, edhe tek kostumet sidomos tek stilizimi i kostumeve, u pa një ngjyrim i ri kostumografi-lëvizje, sepse në fund të fundit me këto elementë, stilizimi duhet të zëjë një vend jo të pakët. Në këtë shfaqje u pa një kostum paksa ndryshe, duke thyer disa klishe dhe duke e përqasur me kohën, sepse dhe valltari duhet ta ketë veshjen sa më të lehtë pasi e pengon në valle. Futja e disa elementëve në orkestër, melodi, duke e ruajtur  vijën melodike, duke ruajtur karakterin e melodisë së krahinave të ndryshme të Shqipërisë,  duke futur elementë të rinj që ruajnë  pasqyrimin e shijes vendase, përcollën tek spektatori një shije të ëmbël. Të gjitha këto sjellin një dimension të ri, apo ngacmojnë mendimin  për diçka ndryshe, që edhe Ansambli sikundër shumë struktura të tjera  të  kulturës dhe të artit mund të kenë një vizion, elementë që ti bien në kohë  shijet e reja, nëpërmjet melodisë, valleve, veshjeve, instrumenteve të ndryshëm, kryesisht nëpërmjet lojës.  Sigurisht, në këtë koncert, meritën kryesore e ka vetë violinisti Zeqir Sulkuqi, i cili ndoshta duke qëndruar shumë kohë jashtë shtetit, ka sjellë  një risi edhe në zgjedhjen e elementit, si p.sh dueti me violina, ishte një risi stilistike, elementë instrumental këto që e mbajtën një kohë të gjatë koncertin ndezur. Për më tej u vu re se ishin marrë dhe këngëtarë të tjerë që  s’ishin pjesë e ansamblit, të cilët sollën një erë të re, një repertor tjetër, sollën një tingull apo një atmosferë emocionale ndryshe  në  cilësinë e shfaqjes, (kostum, strukturë orkestre, lëvizje e valltarëve, aktivizim  i të gjithë instrumentistëve në rol solistik). Këto komponentë sollën atë që gjithë shfaqja ishte si një tingull i ri, një atmosferë të re, e cila erdhi në shijen e brezit të ri, duke e ballafaquar me gjithë klimën që është në vendin tonë. Pasi radio, tv, koncertet e huaja, lëvizjet e njerëzve kanë bërë që spektatori të ketë informacion të madh dhe që do gjëra të reja. Pra shqiptari sot me njohjen e kulturës botërore, me njohjen e trashëgimisë shpirtërore botërore do gjetje të reja, do modele të reja. Në rastin e Sulkuqit, ky koncert ishte një model konkret, koncepti i tij, mendimi i tij,  e prurë në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve, ishte dhe një mënyrë e re e komunikimit me publikun ku vetë Ansambli ka se çfarë të marrë, të mos ngelet vetëm me krijimet e shumë viteve më parë. Por nga ana tjetër lind pyetja mos vallë me këtë frymë shmanget tradita? Mos vallë po huazohet shumë dhe po shmangim disa elementë specifikë të kulturës sonë?!

 Zhani Ciko-Drejtor i TOB-it

 Përveç kënaqësisë  së madhe të ritakimit dhe të sjelljes në skenë të një violinisti të shquar që vite më parë ju dedikua këngës qytetare elbasanase,  në këtë vatër të pasur të krijimtarisë qytetare, tani ai solli shumë bukur një koncert ndryshe. Ky bashkëpunim ishte dhe një eksperiencë e re për Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve. Ky ansambël ka në fondin e vetë  një repertor shumë origjinal dhe shumë të pasur, në fushën e këngës në fushën e koreografisë,   në të gjitha drejtimet, pasi Ansambli ka qenë promotori i kulturës së përpunimit të materialit bazë. Mjafton të përmendim vallet e shkëlqyera të Panajot Kanaçit, Gëzim Kacelit, Agron Alisë, Besim Zekthit,  apo këngët korale të Tish Daisë,  deri tek  ajo që ka bërë këto 23 vjet të hapjes Ansambli në shumë vende të botës, por edhe  siguroi një ripërtëritje të repertorit, i cili ruhet në  memorien e këtij institucioni nëpërmjet ritransmetimit të herëpashershme të tij. Kjo s’do të thotë që Ansambli përveçse besnikërisë ndaj repertorit të tij, ndaj prurjeve të tij që ka grumbulluar në vite nuk duhet të kërkojë , apo të rinovojë asnjë gjë. Kjo do të ishte një vetëvrasje për Ansamblin, pasi do t’i përkiste vetëm të kaluarës. Ndërsa kërkimi ndaj formave të reja, tingëllimeve të reja, është një detyrë e vazhdueshme e tij. Jemi përpjekur  gjatë këtyre viteve të bëjmë gjëra të bukura në këtë drejtim,  dhe një nga këto është koncerti i Zeqir Sulkuqit, i cili jo vetëm si një violinist stolist, tepër i spikatur  në interpretimin në këtë fushë, por nga na tjetër spikati edhe si një organizator drejtues, i formacionit të Ansamblit, ku mbërriti të organizojë një shfaqje ku  arti ishte kryefjala e saj. Në këtë koncert çdo gjë tingëllonte bukur, ku orkestracioni dhe çdo gjë që u soll krijuan një  Ansambël tingëllues më të ndryshëm  nga ai që kishim dëgjuar përsa i përket cilësisë, raporteve  midis instrumenteve, të evidentimit të të gjithëve  kryesisht të solistëve kryesor të saj. Nga ana  tjetër u përpoq nëpërmjet dinamizmit dhe repertorit  të japi shembuj jo gjithmonë nga muzika jonë, por edhe nga muzika Ballkanike të mënyrës  se si bëhet tërheqëse, se si duhet ndërtuar një recital, i cili evidenton, një drejtim  të caktuar të zhvillimeve muzikore. Kështu spikati aspekti i interpretimit,  mjafton  të shikojmë se aty pati orkestracion me shumë interes  si të  muzikës sonë, por edhe nga ato ballkanike. Kështu spikati orkestracioni i Klement Markut,  mbi  këngën “Kumrija”  suita Ballkanike në fushën e muzikës, orkestrimi  apo koreografi Ibërshimi, i cili duke ruajtur besnikërinë ndaj formulës së këtij koncerti, aktivizoi një trupë jo të madhe masive të Ansamblit, por u përpoq të bëjë një trup t’i përshtatej përmasave të vetë recitalit. Një trup me shumë ngrohtësi, e cila shmangu, pasivitetin ngandonjëherë  në mënyrë të sforcuar në ndonjë nga vallet tona, kështu që kjo ishte e gjitha  një recital i një muzike popullore, por gati-gati, i një Ansambli të muzikës së dhomës. Kjo është vërtet një novitet, është një kërkim që s’ka ngelur në kërkim por që, solli një realizim të suksesshëm, pasi siç  dihet që në art duhet kërkuar, por edhe duhet realizuar se, ndryshe kërkimi ngelet kërkim dhe nuk ka vlerat e veta. Ky ishte një recital i realizuar dhe mendoj se çelësi ishte një vështrim i ri mbi punën e këtij kolektivi edhe  në zona të tjera me interes  folklorik dhe përpunues, edhe në mënyrën se si mund të aktualizohet tradita folklorike e jona  me shijet  e kohës, me atë që në një farë mase është medicina e nevojshme për të luftuar mikrobet që jo pak janë shfaqur në keqpërdorimin e folklorit tonë muzikor.

 Ermir Dizdari-dirigjent

Shfaqja premierë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve me udhëheqës Zeqir Sulkuqi, “Nga viset e Arbërit, tek miqtë e Ballkanit”  ishte një model i ri i shfaqjeve dhe premierave apo  veprimtarive, që duhet të ketë Ansambli në rrugën e aktiviteteve të veta. Edhe në formën e  premierës apo dhe në shfaqje të ndryshme ky Ansambël duhet të pasurohet, si me një element të ri edhe me këtë frymë. Ky koncert  dha një model tjetër se si mund të jetë fytyra e re e Ansamblit me ndryshimet e mëdha, ekonomike, politiko, sociale, kulturore. Aktualisht në Shqipëri ka transformime të mëdha, edhe në kulturë dhe në art, ku dhe një refleksion dhe një frymëmarrje tjetër duhet të ketë dhe Ansambli, pasi ai mbetet tempull i kulturës tradicionale ku edhe e reja duhet të zëjë vend.  Ne kemi modele të mira të përpunimit të melodive të etnosit tonë, por tashmë ka ardhur koha që kompozitorët ta shohin më me dashuri këtë zhanër në një stad më bashkëkohor pasi është i domosdoshëm për identitetin tonë kombëtar në përballje me kulturat europiane, ku dëshirojmë të integrohemi. Rruga është e hapur.

 Sulejman Baltëza-Drejtor Artistik

Premiera e re e Ansamblit Popullor me protagonist violinistin Zeqir Sulkuqi ishte padyshim një sukses tjetër i jetës artistike të këtij institucioni i cili në vitet e fundit ka qënë aktiv në jetën artistike dhe me tendenca në rritje të nivelit artistik në shfaqjet e tij, me një prezencë të dukshme brenda dhe jashtë vendit. Koncerti në vetvehte ishte një format ndryshe nga koncertet e Ansamblit Popullor. Paraqitja duke patur në qëndër një violinist dhe koncerti për të ekzekutuar muziko etnos nga Shqipëria dhe vënde të ndryshme të Ballkanit në një kënd vështrimi bashkohor. Materialet muzikore të ekzekutuara në koncert ishin të përzgjedhura nga muzika e vëndeve të Ballkanit dhe më gjerë, muzikë tradicionale por edhe e kompozitorëve se&më të cilët e kanë trajtuar këtë zhaner. Loja violinistike e Zeqir Sulkuqit me një karakter virtuoz me një bagazh teknik por mbi të gjitha një zbërthim emocional me shumë diapason në të gjitha partet violinistike. Violinist! Z. Sulkuqi vjen me një eksperiencë disa vjeçare, me një jetë aktive artistike në vënde të ndryshme, por mbi të gjitha me konceptin se si kjo muzikë ka evoluar nga përpunimet e autorëve s@ëe?ë, një shembull për të cilin skena jonë ka nevojë. Shoqërimi i orkestrës së Ansamblit me një diapazon pothuajse me solistin me dinamika dhe larmi koloristike tregoi një orkestër ndryshe nga herë të tjera, kontribut i punës dhe i instrumentistëve të kësaj orkestre nën drejtimin e Z. Sulkuqit. Natyrisht që kjo lojë vjen si rezultat i përpunimeve orkestrale të zbërthyera emocionalisht në karakteret e çdo etnie e dhënë me një këndvështrim bashkohor duke evidentuar lojën e solistit, dialogun solist- orkestër si dhe raportet sonore të ardhura në mënyrë të natyrshme pa sforcime duke i ndejtur besnik karakterit të muzikës në të gjitha paraqitjet e veta. Duhet thënë që në këtë koncert larmia e stileve muzikore ishte e shumtë por që në orkestracionin e kujdesshëm të kompozitorëve K. Marku dheE. Lloshimori tingëllime të reja. Një punë për tu lavdëruar. Një component tjetër i këtij spektakli i suksesshëm ishte dhe koreografia. Një këndvështrim i ri në trajtimin e folkut me elemente bashkohor koreografikë pa sforcime me një gjuhë të kuptueshme dhe me një ekzekutim korekt na dha situate shumë të bukura në spektakël. Pa dyshim një punë shumë serioze e korrekte e koreografit Artan Ibërshimi dhe Trupës së Baletit të AP. Gjithashtu dhe përfshirja e tenorit Kastriot Tusha dhe alto E. Zepishta dhe Grupi Vokal i Ansamblit i dha një larmi tjetër këtij koncerti. Ky koncert përveç arritjeve artistike parashtron edhe disa problem sidomos në trajtimin e muzikës sonë popullore kaq shumë të larmishme.