Nga kanceri, tek problemet e shqisave (haluçinacionet): Ja pasojat e dobësimit të fushës magnetike

924
Shumë lëndime prej rrezatimit
Thërrmijat hapësinore me energji të lartë shkaktojnë lëndime, kur prekin qelizat e trupit apo ADN tonë. Problemet janë si ata që astronautët përjetojnë gjatë një misioni në Mars. Gjasat që të njerëzit të preken nga kanceri i lëkurës janë 3-5 %. Zgjidhja: Duhet mbajtur me vete një dozimetër, që rregjistron rrezatimin ndaj të cilit jemi ekspozuar.
Kafshët “e humbin” dhe s’mund të gjejnë prenë
Zogjtë, peshkaqenët dhe dhelprat e përdorin fushën magnetike për të naviguar gjatë migrimit të përvitshëm kur gjuajnë. Nuk e dimë si e pikasin fushën, por informacioni është i rëndësishëm. Zgjidhja: Jeta u ka mbijetuar shumë përmbysjeve të poleve, por këtë herë mund të jetë ndryshe, pasi kafshët dhe bimët janë tashmë nën presionin e ndryshimeve të klimës, shfrytëzimit dhe habitateve të kufizuara.
Elektronika e mbingarkuar
Thërrmijat hapësinore me energji të lartë do të shkatërronin elektronikën e brishtë për shkak të voltazhit të lartë. Zgjidhja: Pjesa më e madhe e teknologjisë sonë ka nevojë të forcohet, si për shembull printimi i qarqeve elektronike në sipërfaqe që ndalin rrezatimin.
Llogaritë e gabuara të kompjuterave
Rrezatimi kozmik mund të shkaktojë kaskada elektronesh që mund të ndryshojnë një bit nga 0 në 1 ose nga 1 në 0, duke prodhuar të dhëna të gabuara, aplikime apo procese me defekte, kështu që makinat autonome mund të përplasen apo dronët të humbasin. Zgjidhja: Sistemet kritike mund të mbrohen më mirë nga rezatimi, dhe mund të duplikohen.
Avullimi i shtresës së ozonit
Një fushë magnetike e dobët mund të shkaktojë vrima në shtresën e ozonit mbi Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke lejuar rrezet ultravjollcë të Diellit që të depërtojnë. Rezultati do të ishte shumë më tepër raste kanceri lëkure dhe sëmundje sysh. Zgjidhja: Klima do të ishte si ajo e Evropës Jugore e do të ishin të nevojshme syzet për pjesën më të madhe të vitit.
Thërrmijat dëmtojnë shqisat
Nëse thërrmijat kozmike prekin nervat në tru, shfaqen impulse elektrike, që shkaktojnë eksperienca të rreme pamore dhe dëgjimore. Fenomeni u përshkruajt fillimisht nga astronautët në vitet 1960 dhe 1970. Me një fushë magnetike të dobët, do të kemi eksperienca të rreme shqisore, që janë tejet shpërqëndruese dhe ndoshta edhe fatale. Zgjidhja: S’ka. / Bota.al
Sigal