Nga Arben DUKA/ Ç’e gjeti Majkon!?

643
Sigal

Ç’e gjeti Majkon vërtet’,

që tregon përralla me mbret,

O Majko, o burrë i shquar,

s’e bën bajgën dot lakruar!

 

Ç’pati Pandi Majko, ç’pati,

që na foli si veshgjati,

se thinjat, o Pandeli,

gjithmonë s’janë mençuri!

 

Me marrëzitë e tua,

do t’i hapësh punë Partisë,

gjersa je në krahë të Zogut,

je armik i vegjëlisë!

 

Mendon se kohët e fundit,

të harruan more djalë,

dhe ja fute kot katundit,

kur këputë ato fjalë!

Mos ja fut kodra pas bregut,

se je deputet o burrë,

ti je kundër Barjam Begut,

votën time s’ta jap kurrë!

U kapi nga të dy anët,

kjo dashuri e lanetit,

se thonë dhe gjyshi i Ramës,

ka qenë shoferi i mbretit!

 

Ti që je në krahë të Zogut,

je edhe kundër Qershorit,

kundra Fan Nolit gjigand,

gjersa je në krahë të horrit!

 

O Majko që hodhe baltë,

kundër gjithë legjendarëve,

Zogu që djalli të marrtë,

qe zagari i zagarëve!

 

Zogu që zoti e faltë,

qe zuzari i zuzarëve,

e gdhendi emrin me daltë,

si Njëshi i tradhtarëve!

 

Me këto bindje që ke,

kemi rast ndaj po të themi,

nuk je socialist si ne,

po zogist te Ekeremi!

 

Na çudite sa s’rrëfehet,

O Majko, këtë të martë,

se idiotësitë e tua,

i thua me zë të lartë!

 

Kundra Salës për Ahmetin,

në çdo ditë të motit shkruaj,

po kot e ngacmoj të shkretin,

ai ka bekimin tuaj!

 

Po nuk pati distancim,

nga këto palaçollëqe,

Socialistja përsëri,

do të futet nëpër zgëqe!

 

Socialistja të ka mbajtur,

tërë jetën mbi krahë kaçe,

ndaj o Majko e ke hak,

një “të rrahur” ashtu fshaçe!

 

Ç’pate Pandi Majko, ç’pate,

kur ja këpute në erë,

që tani e gjer në fund,

në Parti je antivlerë!

 

Po ju mendja ju gënjen,

se gjithmonë votojnë derrat,

po nuk besoj se ja vlen,

të votohen antivlerat!