Nevina Shtylla: Një model suksesi për të gjitha moshataret

1278
Emocionet e para Nevina i ka provuar kur ka rrëmbyer kurorën e mis Shqipërisë, një çmim ky krejt surprizë për Nevinën dhe prindërit e saj. Prej asaj kohe Nevina nuk i’u nda më botës së televizionit dhe sukseset e saj kanë qenë çdo vit në rritje. Aktualisht Nevinën e shikojmë çdo javë në ekranin e telvizioni “Klan”. Por Nevina thotë se ka dhe një tjetër pasion, atë të kinemasë ku sipas saj do t’i vazhdojë paralelisht. Në një intervistë për Gazetën “Telegraf” bukuroshja flet për emisionin e saj “Jo vetëm modë”, për kinemanë, projektet për të ardhmen, si dhe për jetën e saj private.

Nevina, besoj se kjo është intervista e parë për këtë vit, si ka nisur 2018-a për ty? 
Në fakt po, është intervista e parë e shkruar. Viti ka nisur shumë mirë, ky do jetë viti im, do ketë ndryshime, sepse ndoshta nuk ka ndodhur përnjëherë ndryshmi dhe e mira për mua, por ka ardhur gradualisht me kalimin e kohës, por në mënyrë konstante dhe këtë gjë e kërkoj gjithmonë jo vetëm çdo fillim viti, e kërkoj në mënyrën me këmbëngulje në çdo ditë të vitit. Kështu që punoj dhe mundohem vazhdimisht të jem në përmirësim e sipër, pres që të ketë vërtet të reja këtë vit, ku të jenë të pranishme të tjera synime të realizuara. Disa mund të jenë ende projekte disa kanë marrë formën e planeve që janë diskutuar e precizuar që vitin e shkuar duke u vënë në rrugë të mbarë ose janë në proces e sipër kështu që besoj se do të ketë një 2018 shumë e këndshme për mua. 

Domethënë 2017 ka qenë pikënisje dhe një ndër vitet më të sukseshme të tua?
Viti 2017 mund të ketë bërë më shumë bujë, por sukseset e mia kanë qenë edhe më parë, por gjithmonë ato kanë ardhur hap pas hapi, edhe pse ndoshta jo kaq të rëndësishme sa këto të 20017-s kur kalova në Klan, kënga magjike, maratona e këngës, apo dhe tani tek “Jo vetëm modë” që mbetet edhe emisioni im bazë. Kur i mendoj tani vërej se ato kanë qenë suksese të vogla, të herë pas hershme. Si për shembull filmi që u trasmetua në javën e parë të 2018-s është një projekt i realizuar dy vjet më parë. Prandaj them se rritja ka ardhur në mënyrë graduale edhe pse 2017-a vërtet ka kulmet e veta. Pres dhe jam e bindur se nivele më të larta do shënojë puna ime më 2018-n.

Nevina ju jeni vetëm 23 vjeçe, por kini arritur në karrierë një sukses të madh. Sipas jush cili është çelësi i suksesit?
Nuk ka çelës çudibërës, janë arritur të gjitha në bazë të punës që kam bërë për të ardhur këtu ku jam. Kam vizion shumë të qartë dhe synime konkrete në mendjen time dhe vetëm këto nuk mjaftojnë, por sigurisht pa harruar pasionin, punën dhe kohën që duhet të investosh për ta arritur atë që do.

Do doja të ktheheshim disa vite pas në kohë, dhe t’ju pyesja se ç’do të thotë për Nevinën marrja me meritë e kurorës e Mis Shqipëria? 
Ishte dhe është një emocion shumë i bukur që duam s’duam nga një herë edhe e harroj, pasi ka kaluar shumë kohë që nga viti 2010. Por mund të them me plot gojën se ka qenë një nga emocionet më të forta që kam përjetuar ndonjëherë, sepse nuk isha nisur me synimin për të fituar kurorën e Mis Shqipërisë, madje prindërit e mi ishin aty pranë skenës, në publik për të më ndenjur pranë dhe mbështetur në këtë nismë timen. Gjatë kohës që do të shpallej fituesja isha bërë pjesë e 10 vajzave më të mira të konkursit, po dhe me kaq ishim shumë të kënaqur prindërit e mi dhe unë vetë, sepse isha bërë pjesë e konkursit, thjesht e tërhequr nga dëshira për të udhëtuar nepër Shqipëri, për të zbuluar për të njohur pak më shumë vendim tim dhe për të kaluar ato muaj vere. Në momentin që është thënë emri im, mbaj mend që mami im madje ka qenë e me shpinën e kthyer nga skena duke u marrë atë xhaketën që kishte me vete dhe kur dëgjoi të thirret emri i vajzës së saj u çudit pa masë dhe sigurisht u kënaq, por ka qenë një surprizë e madhe dhe për mua. 

Besoj ka qenë përvoja juaj e parë?
Po ka qënë përvoja ime e parë. Nuk kisha qenë asnjë herë e në asnjë lloj veprimtarie që përfshihet në televizion e aq më pak se kisha menduar të merrja pjesë në një konkurs bukurie, sepse e kam thënë shpesh herë se nuk e kam kosideruar veten superiore sa i takon paraqitjes. Në krahasim me personat e tjerë, jam ndjerë gjithmonë një vajzë normale dhe ndosha me këtë mendësi më kanë mësuar prindërit e mi. Ata janë munduar që unë të investoj më shumë në karakter dhe formim intelektual se sa te pamja e jashtme. Te Nevina ka qënë dicka suprizuse diçka që më ka dhuruar emocion pa fund, një emocion shumë i bukur dhe që më bëri ta dashuroj botën e televizionit dhe të kuptoj të mirat dhe të këqijat që ka kjo fushë. Edhe pse në një moshë shumë të vogël mendoj se më ka bërë mirë. 

‘Jo vetëm modë’ ka qenë një emision i moderatores së njohur Floriana Garo, cila ka qenë marrëdhënia me Florianën dhe çfarë marrëdhëniesh ke aktualisht me të? Thonë që ajo nuk të ka uruar për emisionin dhe se midis jush diçka nuk shkonte, a është e vërtetë? 
Unë e kam diskutuar dhe më parë këtë gjë. Jam munduar të them pak fjalë në lidhje me këtë gjë, sepse jam munduar të tregohem sa më korrekte pa cenuar veten në radhë të parë, por edhe asnjë person tjetër dhe aq më tepër Florianën, se nuk kam asnjë arsye për ta bërë ktë gjë. Nuk e di pse janë keq përdorur fjalët e mia nga mediat, edhe pse unë punoj dhe vetë në media dhe mundohem të jem shumë korrekte por ndonjëherë një pjesë e caktuar e medias mundohet të abuzojë me këtë gjë dhe vënë në gojën time fjalë të pa thëna nga unë. Marrëdhënia ime me Florianën ka qenë shumë korrekte, ka qenë një njohje jo shumë e ngushtë, nuk kemi pasur një shoqëri të ngushtë, por mund të them që edhe më ka ndihmuar në hapat e parë drejt karrierës në media le ta quajmë kështu. Ajo për mua ka qënë një figurë pozitive, një figurë që e pëlqeja shumë dhe nuk është se bëra unë diçka për ta larguar Florianën apo synoja vendin e saj. Ka qenë një zgjedhje e vetë Florianës për t’u larguar. Ndryshimet e tjera më pas sigurisht kanë qenë zgjedhje të televizionit, të producentëve apo drejtuesve të Klanit. Ndikimi im ka qenë i dukshëm sigurisht në formatin e ri të emisionit. Pra, nuk është se ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënien time me Florianën. Çdo gjë është shumë normale, shumë korrekte dhe shumë e qetë dhe kështu do të vazhdojë të jetë. 

Ju kini studiuar për teknologji informacioni, ndërkohë që jeni pjesë e televizionit, pse kjo zgjedhje? 
Botën e televizionit e kam pëlqyer që në vitin 2010 kur isha në fund të vitit të parë të gjimazit kur mora pjesë në Mis Shqipëria dhe nga aty filloi dhe dashuria ime për TV që rrodhi e u shtua nga dita në ditë. Televizioni, ka qenë zgjedhja ime, e bërë për para se unë të zgjidhja se për çfarë do studioja, megjithatë është një degë që mund të ndërthuret shumë lehtë me televizionin, sepse mund të përfshijë multimedian, dizajnin dhe janë të pafund mundësitë dhe fushat që mund të lidhin me kë drejtim që unë kam zgjedhur të praktikoj sot e kësaj dite, pavarësisht se më ka kufizimet e veta në krahasim me praktikën e asaj që unë kam studiuar. Ende nuk e kam vënë në zbatim atë pjesë të njohurive që kam marrë dhe praktikumet që unë kam bërë, por besoj se e tillë do të qëndrojë kjo zgjedhja ime që do të thotë se do të vazhdoj të merrem me televizionin. Për më tepër tani që kam marr dhe një tjetër drejtim me përfshirjen time në filmime jam e përqendruar pak më shumë edhe në pjesën e bekstejxhit në kinema. Pra, dua të them në pjesën e post produksionit si asistente regjisore dhe asistente produksioni. 

Më thoni tre karakteristika që ia dalloni Nevinës? 
Mundohem të ruaj qetësinë, mundohem shumë të respektoj personalitetin dhe individualitetin dhe të veçantën e çdo personi që unë takoj dhe mundohem mos të paragjykoj askënd . 

Çfarë urreni më shumë? 
Urrej gënjeshtrën dhe mashtrimet, madje i urrej me shpirt. 

Atlete apo Taka ? 
Atlete.

Istagram apo facebook? 
Istagram.. 

Det apo mal?
Det gjithmonë. 

A është Nevina e dashuruar?
Është folur shumë dhe për këtë pjesë, unë nuk dua të bëj deklarata të ekzagjeruara, jam aktualisht me dikë në krah dhe kaq është ajo që unë dua të them. 

Intervistoi, Era Çela
Sigal