Nesër do të lexoni/ Vlerat e një shoqate në histori

73
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Shoqata Tërbaçi bën histori
Shoqata Atdhetare Kulturore Tërbaçi, bëri një takim pune të degës së Tiranës, që drejtohet nga kryetar Hasan Hoxha. Qëllimi i mbledhjes ishte organizimi i mëtejshëm i punë për përfundimin e Historikut të Trëbaçit në vitet 1945-2917. Kryetari i shoqatës Tërbaçi me qendër në Vlorë, Bexhet Rrapoj, evidentoi punën e bërë nga grupet e punës dhe shtjelloi në gjerësi të gjtihë strukturën dhe kapitujt e historikut të fshatit Tërbaç. Qëllimi kryesor i historikut është të pasqyrohet gjerësisht puna e bërë në këto vite historike, përpjekjet e të gjithë tërbaçiotëve për të arritur ndërtimin e mirëqenies në fshatin Tërbaç, por dhe kudo ku jetojnë dhe punojnë të gjithë tërbaçiotët. Nëpërmjet këtij historiku bijtë dhe bijat e tij, kudo që banojnë, të njohin këtë pjesë të historisë së prindërve dhe të gjyshërve të tyre dhe të mos e harrojnë origjinën, por kur tu krijohet mundësia të shkojnë në fshat, ta shohin atë dhe të dhe të shohin e të çmallen me njeri-tjetrin. Fshati Tërbaç ka një histori të hershme dhe historiku i Tërbaçit nga Lashtësia dhe deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore është i publikuar me titull “Tërbaçi në rrjedhat e historisë”, botuar nga Shtëpia Botuese TOENA në vitin 1998. Në këtë historik është pasqyruar historia shekullore, aktet heroike të trimave e luftëtarëve për trojet tërbaçiote në shekuj. Aty janë të pasqyruara gjerësisht vendet historike ku janë marrë vendime të rëndësishme në të gjitha etapat e organizimit dhe të zhvillimit shoqëror. Gjerësisht janë pasqyruar luftëtarët për mbrojtjen e trojeve, për liri e pavarësi nga Lulo Abaz Memeti, Shako Xhaka, Lab Aliu, Dulo Koka, Zenel Hodo etj. Kujtohet vajza dhe trimëresha, Miro Tërbaçi që mori hak për vëllanë. Kujtohen Heronjtë e Popullit Hysni Kapo, Halim Xhelo, Haredin Bylyshi, Vebi Hoxha, kujtohen 61 dëshmorët të LANÇ-it që janë krenaria e historisë së tyre. Tërbaçi është vendi i kulturës dhe i punës ndërtimtare. Shifrat flasin se në periudhën 1910-1935 numëronte 10 mësues, ndërsa në periudhën nga 1954-2017 kanë dalë mbi 270 mësues, ku mbi 30 janë me titullin doktor shkencash dhe mbi 30, profesor doktor 12, ku do të veçohet Bardhosh Gaçe një akademik me njohje ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf