Nesër do të lexoni/ Vepror Hasani: “E hënë në Detroit”, krijimtari e artë e shkrimtares Diana Gëllçi

767
Nga Vepror Hasani
Ishte një nga ditët e mia pa motiv, krejt bosh, pa dituar çfarë të bëj, e zbrazët, që s’mbushet me asgjë edhe sikur të përpiqesh. Hyra në librari, kot, krejt kot, si për t’i shpëtuar mërzisë sime, pa asnjë shpresë, i sigurt që nuk do t’i shpëtoja zbrazëtisë që më kishte kapluar. “Dua një libër!”, – i thashë librashitëses. “Çfarë libri?”- më pyeti ajo. “Një libër që lexohet me qejf, që të bën shoqëri kur ndihesh keq”. Kot e thashë edhe atë fjali; kështu thuhet përgjithësisht për librat, para se t’i blesh, sepse kur i shfleton ka raste që prapë mbetesh bosh, madje as që kisha ndërmend të blija ndonjë libër. Sot nuk lexon askush, sepse të gjithë shkruajnë. “Do t’ju jap librin me tregime të Diana Gëllçit, më tha ajo, duke e hequr nga rafti. “E hënë në Detroit”, e ke lexuar? – më pyeti, duke ma zgjatur. E mora. Diana Gëllçi ishte një emër i njohur. Kishte shkruar poezi dhe tregime që kur ishte në shkollë të mesme, ndoshta edhe më parë. “Është një krijimtari e artë, e vërtetë” – më tha librashitësja kur po dilja. Nuk arrita t’i kthej përgjigje. Vazhdoja të isha i hutuar….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal