Nesër do të lexoni/ Vani Gjuzi – 2017 viti i suksesit

846
Vani Gjuzi është këngëtari i muzikës popullore dhe të lehtë në Shqipëri. Talenti, pasioni, zëri me nota shumë të ngrohta muzikore e ka bërë Vanin një prej artistëve dhe këngëtarëve më të dashur sot për sot për publikun. Aktivitet e Vanit janë të shumta, mbrëmje muzikore, koncerte, evenimente brenda dhe jashtë Shqipërie në Evropë. Vani renditet me meritë si një nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare, i cili ka pasur bashkëpunime të shumta si me Çiljetën, Amardën, Sergion, Dona Spahiu etj. Viti 2017 ka qenë një vit shumë i mbushur veprimtari dhe me një axhendë të ngarkuar për këngëtarin. Vani ka pasur realizime të suksesshme për shumë këngë që kanë marrë udhë në rrugën e muzikës shqiptare dhe vazhdon të pasurohet me shumë projekte të reja muzikore. Vani Gjuzi është këngëtar shumë i kërkuar dhe tejet i pëlqyer për publikun shqiptar dhe atë nëpër botë, i cili pritet me shumë dashuri nga fansat e tij. Gjatë bisedës që patëm me këngëtarin Vani Gjuzi kuptuam që në të ardhmen e afërt do të ketë për artdashësit e tij shumë surpriza si me këngë ashtu dhe projekte të reja, madje pa u mbyllur mirë viti 2017. Këngëtari Vani është këngëtar profesionist i muzikës shqiptare si asaj popullore dhe të lehtë. Viti 2017 po mbyllet në mënyrë shumë të suksesshme për këtë këngëtar, por jo vetëm ky edhe viti 2018 për Vanin do të jetë një vit me një agjendë të mbushur me koncerte si brenda dhe jashtë vendit.
Sigal