Nesër do të lexoni/ Themelimi i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”

1028
12 Dhjetor 1991-2017, në 26-vjetorin e saj
Shoqata “Labëria” u themelua nga intelektualët, nga të gjitha fushat, nga shpirti patriotik dhe atdhetar, ku themeli i të gjitha shoqatave ka qënë dhe është: Ruajtja e traditave të shkëlqyera nëpër shekuj, për t’i mbajtur ato të ndezura si: Flklorin e polifoninë labe. Me ndryshimin e sistemit, filloi eksodi masiv, brenda dhe jashtë vendit. Shoqata “Labëria”, lindi si domosdodhsmëri, jo vetëm që ato tradita t’i ruajmë, por t’ju transmetohet edhe brezave të ardhshëm, si një pasur e popullit dhe e Kombit Shqiptar. Themeluesit e Shoqatës “Labëria” ishin: Agim Shehu, Nimet Balili, Ibrahim Gani, këta ishin iniciatorët, natyrisht të përkrahur edhe nga shumë intelektualë si; Guro Zeneli, Pandeli Koçi, Bardhosh Gaçe, Ismet Elezi, Sherif Delvina etj. Pas një periudhe 5-6 vjetësh Shoqata pothuajse nuk funksionoi, për disa arsye mosmarrëveshjesh apo të tjetërsimit të Shoqatës, jashtë statutit dhe pogramit të saj. U krijua Shoqata “Labëria” dega Tiranë, kryetar u zgjoodh Profesor Ismet Elezi. U desh një kohë për t’u ringritur Shoqata “Labëria’”. Derisa një ditë të bukur, më 5 Qershor 1998, u mbajt Kuvendi i Parë i Shoqatës “Labëria”. Kjo ringrije u bë pas 5 vjetësh. Inisiatorët për ringritjen e Shoqatës “Labëria” ishin: Nimet Balili dhe Ibrahim Gani, të përkrahur nga shumë intelektualë të trevës së Labërisë. Sivjet mbush 26 vjet: 12 Dhjetor 1991- 12 dhjetor 2017. Kryetari i Shoqatës “Labëria”, Dega Vlorë z. Arben Tabaku, propzon: Presidiumin e këtij Kuvendi: Xhafer Peçi, Nimet Balili, Ibrahim Gani, Natasha Beluli, Halil Qëndro, Xhemil Çeli, Arif Hasko, Daut Gumeni, Bejo Hajno, Petref Sadiku, Idaji Osmën Haxhiu, Lavdie Nanaj, Ema Qazimi, Edmond Memushi, Hiqmet Kusa, Gafur Duda, Fatmir Toçi dhe Koryeredaktori i gazetës “Kosova” Daut Doda. Halil Qëndro ia jep fjalën Z. Daut Gumeni, Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, që lexon përshëndetjen e Z. Rexhep Mejdani, drejtuar Kuvendit të Parë të Shoqatës “Labëria”, ku midis të tjerave thekson: “Përshëndes Kuvendin e parë të Shoqatës “Labëria’, për emrin dhe rolin e bukur të kësaj shoqate. Dihet roli që kanë lujatur krijimi i klubeve atdhetare, që nga Rilindasit tanë kombëtarë dhe roli i tyre shumë i rendsishëm. Në këtë kontekst një rol të rendësishëm luan edhe Shoqata “Labëria”… Ju uroj punë ta mbarë!”… Kuvendin e parë e hapi Ibrahim Gani. Raportin i e mbajti Dr. Nimet Balili. Misioni i Shoqatës dhe nevoja për ridimensionimin e saj.-Ruajtjen e transmetimin e vlerave më të spikatura atdhetare kulturore në të gjithë historinë e trevës së Labërisë….
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf 
Sigal