Nesër do të lexoni/ Spiro Mëhilli: Vrasja e Trockit

731
Spiro Mëhilli

Trocki, duket se e parashikonte fundin e jetës së tij, prandaj në testamentin që la u shpreh si më poshtë:
“Cilat do qofshin shkaqet e vdekjes time, unë po vdes me besim të patundur për komunistin e të ardhmes, këtë njeri të virtytshëm, që me të ardhmen e tij më jep mua forcën, këmbënguljen për të vepruar, atë që asnjë besim fetar nuk mund të ma japë. Pas dritares unë mund të shikoj barin jeshil dhe baxhën e vaporit në kaltërsi dhe kudo ku ka ndriçim diellor. Jeta është e bukur. Ju që mund të jeni brezat e ardhshëm, do mund të çliroheni nga çdo e keqe, zgjedhë dhe dhunë”.
Sipas Fabio Giovaninit, dora e zezë e NKDV-së, që nuk arriti dot ta eliminonte Trockin në Evropë, tani do të kalonte oqeanin. Urdhri për vrasjen e tij u firmos nga Stalini, Voroshillovi, Molotovi dhe Orxhonikidze. Operacioni u vendos të drejtohej nga Ministri i NKDV-së, Lavrent Berja. Detyra në terren iu besua hebreut Naum Isakoviç Ejtingon, (Leonid Aleksandroviçi, shoku “Pavllo”, Tomi, Nahumovi, Pierri ose gjeneral Kotovi) funksionar i NKVD-së, i dërguar në Spanjë në vitin 1936 të punonte nën drejtimin e Orlovit me pseudonimin, gjenerali Kotov. Ejtingoni prej kohësh ishte miqësuar me ish-komunisten spanjolle me prejardhje aristokrate, Eustasia Maria Karidad del Rio Hernandes, e lindur në Santiago të Kubës. Ai dhe Maria kishin filluar raporte intime gjatë Luftës Civile në Spanjë. Specialisti Ejtingon i rekrutoi asaj të birin, Ramon Merkader del Rio, lindur në Barcelonë, që në vite do të njihej si Frank Xhekson, Madre, Zhak Mornar Vendendresh. Ramoni kishte studiuar në Sorbonë dhe pas vitit 1936 kishte shkuar vullnetar në Barcelonë dhe kishte arritur të merrte gradën e togerit të ushtrisë katalanase. Maria Karidad del Rio, pas ndarjes me të shoqin, së bashku me të birin, në vitin 1938, kishte shkuar në Moskë, ku fatmirësisht i kishte shpëtuar spastrimeve staliniste me ndërhyrjen e Pasionares. Në vitin 1938, Ejtingoni, i dërgoi në Paris nënë e bir si agjentë të GPU-së dhe filloi “Operacionin Trocki” që e drejtonte Sudoplatovi. Në Paris, në gusht të vitit 1938, rusja Silvia Agelof Masllova, me ndërhyrjen e Rubi Vel, u njoh me bukuroshin Ramon Merkader del Rio, që u prezantua si Zhak Mornar…

Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal