Nesër do të lexoni/ Sofia Dini në Greqi 70 vjet, duke kërkuar motrën e saj Angjeliqin në Ersekë

640
(Një rrëfim i rrallë i vitit 1997 që e ruaja në ditarin tim) 
Albert Zholi
Në qendër të Athinës është një klinikë ORL që mban emrin e zotit Themistokli Karas. Edhe pse tepër e kushtueshme në këtë klinikë u është dashur të vizitohen edhe shumë shqiptarë. Në sajë të humanizmit të pronarit të saj dhe të mjekëve të tij, shpesh, shqiptarët paguajnë vetëm diçka simbolike. Një ditë kur shkova aty, së toku me një shok për të takuar një mjek, hymë në bisedë me një grua, e cila ishte me sa dukej ishte pastruese në klinikë. Sa e pyetëm për mjekun që kërkonim, ajo buzëqeshi dhe na njohu që ishim shqiptarë.
– Flasim më mirë shqip, djem, -tha ajo befas shkoqur.
U emocionuam. E harruam mjekun për të cilin kishim vajtur. U ulëm diku në njërën nga stolat e korridorit të gjatë dhe pranuam të bisedonim me gruan për një hall, të cilin ajo donte të na e bënte të njohur. Shkurt na u prezantua.
-Jam nga fshati Plikat i Konicës, o djem….

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”
Sigal