Nesër do të lexoni/ Skrapari në gjurmët e Nëntorëve…

1368
Nëntorët janë disi të veçantë nga muajt e tjerë. Kanë dy ngjarje të shënuara për popullin shqiptar. 28 Nëntorin e 1912, Dita e ngritjes së flamurit në Vlorë dhe 29 Nëntorin 1944, Dita e çlirimit të atdheut. Dy data të shënuara një ideal, një qëllim, i njëjti heroizëm. Vitet ikin por 28 Nëntori i 1912 nuk harrohet. Është Dita e flamurit e ajo ditë nuk harrohet, është amaneti i atyre që derdhën gjakun 105 vite më parë. Skraparllinjtë e deshën flamurin dhe u vranë për të. Shqiponjën me dy krerë e gdhendën në djepin e fëmijëve, nëpër qemerët e gurtë të portave. Por së pari e gdhendën në zemër. Udha drejt Vlorës ishte udhë trimërie. Shfleton dokumentet muzeale dhe konstaton se ajo nis nga germat shqipe. Më 29 Mars 1912 Hasan Bej Koprencka shkruan “Më 25 të Marsit 1909 me anën e 25000 vetash…u mbajt një miting prej 3000 vetash…të cilët thanë që jemi një për një për të mbrojtur shkronjat shqipe”. Po në Shkurtin e këtij viti Mahmud Zaloshnja i shkruan Jani Vruhos me një shqipe të kulluar. Siç shkruan gazeta “Lajmëtari” në Qershor 1914 Skrapari është në këmbë për çështjen kombëtare. Ndërsa po këtë vit ishte krijuar komiteti i shpëtimit ku pushkët e çetave i komandonin kapedanët Skraparas Lace Backa, Ali Farmaqi, Servet Zaloshnja, e të tjerë. Ishin jehona që përgatitën Pavarësinë. Në Qershor 1912 krerët u takuan në Teqenë e Backës martire, mbi një gur zogu krahështrirë qëndronte krenar. Dhe baba Fetau i Backës iu tha osmanllinjëve: “E shikoni atë zog atje, një ditë do të bëhet flamur i Shqipërisë e do t’u gërryejë sytë”. Dhe më pas paria skraparase mblodhi 400 pushkë në qafën e Kulmakut. Në Kuvendin e Sinjës ishte edhe firma e skrapallinjëve Muço Kapinova, Riza Shahini etj…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal