Nesër do të lexoni/ Skënderbeu strateg dhe takticien ushtarak

1164
(Në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Shtetit shqiptar)
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Arti ushtarak i Skënderbeut
Arti ushtarak që ndërtoi dhe përpunoi Skënderbeu në procesin e zhvillimit të luftës, parashikonte: parimet, format, metodat e një lufte të rregullt, zhvillimin e betejave në fushë të hapur, por dhe parimet, format e metodat e luftës guerile. Ky karakter i artit ushtarak i ndërtuar prej Skënderbeut ishte kusht i domosdoshëm, sepse ndryshe nuk mund të arrihej fitorja kundër Perandorisë Osmane me superioritet të lartë forcash e mjetesh, e që zotëronte artin ushtarak më të përparuar të kohës. Arti ushtarak i Skënderbeut përcaktoi drejt raportin ndërmjet njeriut, terrenit, fortifikimit dhe armës. Shkaku kryesor i fitores ishin luftëtarët shqiptarë, shpirti i atdhedashurisë, heroizmi masiv dhe vendosmëria e tyre për të përballuar çdo sakrifice. Ishin luftëtarët siç e pohojnë vetë osmanët, si diva me natyrë çeliku kishin lindur për të mos u përulur. Ishin forca dhe trimëria e luftëtarëve të Skënderbeut, të cilët si tigra kthetër – fortë dhe luftarak luftonin edhe me retë që u kalonin sipër tyre. Edhe luftëtari me i dobët i tyre ishte nga më trimat e fushës së luftës. Duke vlerësuar rolin e faktorit njeri, si faktorin parësor që përcaktoi fitoret e mëdha të shqiptarëve, në të njëjtën kohë ne evidentojmë rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur terreni ynë, malet dhe kështjellat e papushtueshme, të cilat u bënë baza të fuqishme strategjike. Studiues të huaj, duke kërkuar shkakun e fitoreve të lavdishme që arriti populli shqiptar në luftën kundër osmanëve në shek. XV, në një kohë kur të gjitha shtetet e tjera ballkanike u detyruan të ulin kokën nën zgjedhën e tyre, mundohen ta gjejnë atë në karakterin malor e të papërshkueshëm të vendit dhe në kështjellat e forta. Ky argument dhe shpjegim i tyre është njëanshmëri. Ata nisen nga pozita të padrejta të raportit ndërmjet dy elementeve kryesore të luftimit: njeriut dhe terrenit. Skënderbeu vlerësoi dhe e përshtati mjaft mirë terrenin malor të vendit të tij, si një faktor objektiv të rëndësishëm për zhvillimin me sukses të luftës…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf

Sigal