Nesër do të lexoni/ Si u zbulua në vitin 1939 Shpella e Himarës?

709
Gëzim LLOJDIA
Shpella e Himarës me emërtimin: “Shpella e Spilesë është shpallur monument kulture me vendim e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës” Nr.6, datë 15.1.1963- “Mbi shpalljen e monumenteve të kulturës. Shpella e Spilesë, në fshatin Himarë. 
Shpella e Spilesë në këtë vendim renditet e dyta pas shpellave të fshatit Velcë në zonën e lumit të Vlorës.Mirëpo shpella në Spile cilës kohe i përket? Shpella e Spilesë a është në të vërtetë shpella e Ciklopit? Zëra mediatik përcjellin në kujtesë tonë emrin e Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë, gjatë këtij udhëtimi të pambarimtë, skena e ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë. Përtej cipës së mjegullt, 7 fshatrat që prek çdo mëngjes firoma e detit janë në një trandje të vazhdueshme historike e mitike. Gërmadha të çmuar të tokës shqiptare për shekuj janë ruajtur me fanatizëm nga nëntoka jonë. Kohët qiellore nuk i fshinë dot gjurmët. Ajo është plotë dhe vetëm me thesaret arkeologjike, që presin ndriçimin në dritë se një histori e vërtetë shkencore e saj duhet shkruar. Nga objektet arkeologjike sipas informatave të fillim vitit ’91, në brigjet shqiptare të detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës gjer në Kapoqefal të Sarandës, janë zbuluar 20 fortifikime pre-historike. Një ndër ato objekte historike është shpella e Spilesë. Pozicioni i Qarkut Vlorë dhe përshkrime të shkurtra… 



Për më tepër nesër në gazetën Telegraf…
Sigal