Nesër do të lexoni/ Si e ngritëm estradën e Maliqit me Aleko Prodanin

516
Sigal

Rrëfimi i Koço Qëndros, ish partizanit dhe aktorit që u bë drejtor i pallatit të kulturës “16 Tetori” në Maliq të Korçës

Koço Qëndro u lind në fshatin Senicë të Delvinës. Ka qenë partizan. Pastaj drejtor i pallatit të kulturës së Maliqit. Është nga aktorët e parë që formoi estradën profesioniste të Korçës. Është autor i mjaft materialeve letrare për esradën dhe teatrin. Ka botuar librin me tregime “Të fshehtat e misionit të panjohur” vëllim me satira dhe e epigrame “Pse kështu gjeçi belanë?!” dhe komedinë “Disko Harpagoni”. Me një mjeshtri ka shkruar monografinë “Dhora jonë”, ku shpalos të gjithë madhështinë e aktores Dhorkë Orgocka. Ka në dorëshkrim historikun e aktrimit në vite, në Korçë. (Dhënë për “Telegraf”, më 30 Maji 2006 )

Pëllumb Çuni

Sot pallati i kulturës së Maliqit mban emrin e Dhimitër Orgockës, këtij mjeshtri të madh të skenës që e ka gjallëruar jetën artistike të Maliqit. E ndërsa Dhimitër Orgocka bluan materiale për t’i vënë në skenë, Koçua mbledh materiale për historikun e teatrit në shekuj të Korçës. Po me këta të dy bashkohet edhe aktori tjetër më i ri, Syrja Meçe që shkruan komedi. Të tre janë pensionistë, por aktivë në krijimtari. Bashkë i mbledh kafja e mëngjesit…

Për më shumë nesër në Telegraf