Nesër do të lexoni/ Një titull, një muzë

198

Pasthënia e përmbledhjes së re me poezi “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua” – Dritëro Agolli
Në fakt, doja t’ia bënim surprizë. Pasi ajo e meriton. Pasi ajo është gruaja idhull dhe simbol. Pasi ajo ngaherë ka qenë bukuria drejt së cilës vraponte im atë; poeti, bashkëshorti, burri. Por u zbulova. U zbulova pasi nuk mund të mos t’i tregoja e kërkoja mendime për çka po përgatisja. Pasi ajo, mamaja ime dhe “e bukura, lozonjarja, e thjeshta, tokësorja” grua e të madhit poet ishte edhe lexuesja, këshilluesja dhe redaktorja e parë e veprave të atit tim. Dhe është ajo që me plot bindjen e saj e titulloi këtë përmbledhje poezish për dashurinë e gruan, “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua”. Dhe një të vogël sekret do të rrëfej: Nuk mundej të mos kërkohej një këshillim nga ai të cilin më tepër çmonte, ndoshta barabar me bashkëshortin e saj të famshëm, Prof. Rexhep Qosen. Dhe një pasdite shtatori (vera e nxehtë po përcillej) ajo vendosi të bënte një telefonatë. Profesori i mirëkuptueshëm, i mirëgjendshëm, e kuptoi menjëherë mëdyshjen për titullin dhe pa asnjë ngurrim tha: “Ky është titull: “E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua”. ..
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf