Nesër do të lexoni/ Mbrëmje poetike “Fllad lirikash Në Myzeqe”

556
Sigal

Me krijimtarinë e poetëve të qytetit të Fierit
Poete Mimoza ÇOBO
E magjishme është për çdo vizitor buzëmbrëmja në qytetin antik të Apolonisë, teksa vjeshta derdh spektër ngjyrash përmbi rrënoja. Krejt natyrshëm, kjo magji vjeshte, e ndërthurur me bukuritë e lashtësisë, më rrëmbeu, jo vetëm mua, por të gjithë poetët, shkrimtarët dhe artistët e qytetit tim. Teksa ecnim krenarë mbi tapetin me gjethe vjeshte, flladi i lashtësisë rrodhi aq ëmbël në shpirtrat tanë, sa për një çast, u duk sikur gjithë banorët e qytetit të lashtë, ishin zgjuar nga gjumi i shekujve dhe kishin dalë për të na pritur, si dikur, kur mbushnin shkallët e Odeonit apo të Teatrit antik, ku recitoheshin vargje përmes gurgullimës së muzikës së lashtë që rridhte nëpër telat e lirës. Befas zjarri mitik u ndez në Nymfe, Vallja e Pirros oshëtiu gjer në qiell, perënditë shkundën pluhurin nga supet, kur shkeli tapetin vjeshtak ikona e artit kinematografik shqiptar znj. Roza Anagnosti, e shoqëruar nga shkrimtari dhe studiuesi i njohur, z. Nasho Jorgaqi, si dhe nga mjeshtri i fjalës artistike z. Agim Xheka. E teksa hidhnim hapat nëpër qytetin antik, perëndimi i diellit la gjurmë të purpurta nëpër retinat e syve tanë. Nuk është aspak për t’u çuditur, nëse shprehem se gjurmët e perëndimit të diellit në Apoloni, janë të pakrahasueshme, me çdo gjurmë që lënë perëndimet në univers, janë një përvojë unikale, magjike e mitike, melhem për të shëruar plagët e gjirit. Kjo vjeshtë apoloniane u bë muzë frymëzimi për të gjithë ne, poetët, që të thurim lirikat e natyrës, apo të dashurisë më të bukurat në letërsinë shqipe. Nën magjinë e emocioneve që na fali natyra, para nesh u shfaq madhështia mijëra vjeçare e antikitetit. Në hyrje të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, na uroj mirëseardhjen drejtuesi i këtij parku, z. Arjan Dimo. Parku filloi të gjallërohej e të merrte jetë, si dikur në lashtësi. Teksa ndieja fëshfërimën e erës që vinte nga thellësitë e parkut, për një çast m’u duk sikur statujat e mermerta filluan të merrnin frymë. Në qendër të një vazoje prej qeramike, perëndia e shfaqjeve teatrale, Dionisi, dukej sikur po zbriste prej saj…

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf