Nesër do të lexoni/ Margarita Xhepa: Albert Zholi, shkrimtari dhe gazetari korrekt dhe vizionar

723
Sigal

Prof. Sulejman Muça
Ditën e shtunë, datë 16 dhjetor 2017, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua festimi i 26-vjetori të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit”. Në këtë festë merrnin pjesë drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Shoqatës “Labëria”, deputetë, politikanë, shkrimtarë, artistë, poetë, gazetarë, inxhinierë, ushtarakë, miq të kësaj Shoqate. Ajo që ra në sy në këtë festë ishte pjesëmarrja e jashtëzakonshme dhe salla e tejmbushur, madje në sallë kishte njerëz në këmbë dhe në hollin e Muzeut. Kënga labe përhapej deri në qendër të Sheshit Skënderbe, se aq të shumtë ishin grupet labe pjesëmarrëse në këtë event të bukur. Festë e vërtetë, në këtë mënyrë di të festojë vetëm Shoqata “Labëria”. Në fjalën e tij, Kryetari i Shoqatës Prof. Ago Nezha, theksoi: “Tashmë “Labërinë”, ky Jubile e gjen ndryshe nga përvjetorët e tjerë, se qysh nga Dhjetori i vitit 2015, ajo mban mbi krye kurorën e shndritshme: “Nderi i Kombit” të kurorëzuar nga Presidenti i Republikës. Po të bëjmë një retrospektivë të jetës së saj, Shoqata “Labëria”, u krijua në dimrin e demokracisë, më 12 Dhjetor, të vitit 1991, nga një grup intelektualësh nga trevat e Labërisë. Ajo, lindi në një klimë të acaruar, kur partitë ngjanin me një fole grenzash që shponin dhe helmonin njëra tjetrën me vrerin e kohës, ndërsa shoqatat amortizonin dhe i bashkonin njerëzit pa dallime partiake. Shoqata “Labëria”, ka pasur një fëmijëri të vështirë, një adoleshencë të shëndetshme dhe një maturi të parakohshme. Kuvendi i Parë themelues i shoqatës u mbajt në Tiranë, ku kryetar u zgjodh poeti i njohur, Halil Qëndro. Nisur nga misioni i shoqatës dhe traditat patriotike të trevës së Labërisë, për bashkimin e trojeve shqiptare, Kosovë e Çamëri, në këtë Kuvend u zgjodh Kryetar Nderi Akademiku Kosovar, Prof. Dr. Rexhep Qosja





Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”