Nesër do të lexoni/ Manastiri i Ardenicës, përfaqësues i kulturës së lashtë mesjetare në Myzeqe

1294
Jovan Bizhyti
Myzeqeja, kjo hapësirë e pafund, që përfshinë ultësirën bregdetare perëndimore të Shqipërisë së Mesme, ka qenë një trevë shumë e populluar qysh në kohët më të lashta për shkaqe të favorshme në jetën e njerëzve, pasi në këtë trevë favorizonte veçanërisht klima e butë bregdetare, terreni kryesisht fushorë, pjesërisht me kodra të buta, si dhe pjelloria e tokës, që gjithashtu ka favorizuar zhvillimin e bujqësisë si e vetmja alternativë në jetën e njerëzve. Në lartësinë dominuese të kodrave që përshkojnë ultësirën bregdetare të Myzeqesë, 237 metra mbi nivelin e detit, është ngritur kisha e vjetër e Shën Triadhës, që i ka fillesat rreth shekullit X, ndërsa themelet e para të Manastirit të Ardenicës, sipas disa studiuesve vendas e të huaj, thuhet se janë ngritur në shekullin XIII, rreth vitit 1282, me nismën e Perandorit Bizantin Androniku II Paleologu, që e ngriti këtë tempull për nder të fitores mbi Anzhuinët në territoret e Beratit. Këtë e vërteton dhe Mitropoliti i Beratit në shekullin XIX, Anthim Aleksudhi, i cili ka bërë një përshkrim interesant mbi kishat e manastiret e Myzeqesë në librin e tij, “Historia e Mitropolisë së Beratit” si kryeqendra nga varej Myzeqeja, shkruar në janar 1868, ku midis të tjerave, vërteton dhe vitin e ngritjes së këtij tempulli të fesë kristiane në lartësinë e kodrave të Ardenicës. Nga këto të dhëna historike, del se ky tempull mund të jetë ngritur mbi themelet e gërmadhave të një tempulli pagan akoma më të hershëm, që në shekujt e V-të dhe VI të erës sonë, i cili ka qenë ndërtuar për nder…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal