Nesër do të lexoni/ Libri ndriçon mendjen, mendja ndryshon botën

Çlirim Hoxha
Të dhurosh një libër është kontribut i vyer për kulturimin e brezave. Në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare, muaji nëntor është shpallur si muaji i fushatës për nxitjen e leximit përmes edukimit kulturor. Motoja: “Takohemi për një libër” është e goditur kur mendon se, sot libri ndihet i kërcënuar përballë zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë. E megjithatë në bibliotekat e Shqipërisë, të cilat janë pakësuar pas ndryshimeve politike të viteve ’90, bëhet një punë dhe përpjekje e respektueshme për të mbajtur të rinjtë të lidhur me librin. Kryesisht janë vajzat më të lidhura me bibliotekat, kurse djemtë përgjithësisht nuk po e shijojnë kënaqësinë që të jep leximi i një libri. Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë është institucioni më i frekuentuar nga të rinjtë dhe kategoritë e tjera të popullatës së qytetit, por koha na detyron që të bëjmë përpjekje për ringritjen e bibliotekave publike edhe në Orikum, edhe në Novoselë, edhe në Llakatund, si njësi administrative të Bashkisë së Vlorës pas....







Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"...