Nesër do të lexoni/ Kristo Luarasi dhe “Kalendari Kombiar”

964
Gjergj Totozani
Si shumë patriotë të tjerë që punuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare edhe Kristo Luarasi, zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare. Ai e filloi veprimtarinë e tij patriotike, aty nga fundi i shekullit XIX. Kristo Luarasi lindi më 15 dhjetor të vitit 1875 në fshatin Luaras nga një familje, e cila i rezistonte dhunës së feudalëve të vendit. Mësimet i bëri në shkollën e dëgjuar të Hotovës, aty ku kishte mësuar edhe Petro Nini Luarasi. Kristoja veprimtarinë e tij patriotike e filloi në një periudhë të vështirë, kur Sulltan Hamiti II kishte ngritur një regjim terrori politik e grabitjesh sistematike. Në kushtet e robërisë turke, aktivistët e Lëvizjes Çlirimtare me shumë përpjekje arritën të hapnin disa shkolla në gjuhën amtare, të cilat me përpjekjet e njëpasnjëshme të Petro Nini Luarasit, filluan të funksionojnë në vitin shkollor 1892 në Luaras, Gostivisht, Rehovë, Vodicë, Selenicë e Pishës dhe Treskë. Kristoja shërbeu si mësues për dy vjet në fshatin e tij Luaras, megjithëse dhespoti i Kosturit ia burgosi të atin, që ishte prift në fshatin e tij. Në vitin 1894, kur qeveria turke i mbylli shkollat shqipe në Kolonjë, Kristoja shkon në Bukuresht ku punon si çirak në një shtypshkronjë të vogël Rumune. Kristoja hyri ne shkollën që kishte hapur në Bukuresht demokrati i shquar i lëvizjes çlirimtare Nikolla Naço; njëkohësisht ai në shtypshkronjë mësonte mjeshtërinë e tipografit. Aty nga viti 1896, Kristoja bashkë me Jani Kostë Trebickën, shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet më 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira”, e cila, si edhe shoqëritë e tjera të mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime të qarta politike. Kristoja me Kostë Jani Trebickën, me frymën e parimeve te zgjimit tonë kombëtar, ngritën më 1896 një shtypshkronjë të thjeshtë. Pas ca kohe Jani u tërhoq duke u marrë me punë të tjera, prandaj shtypshkronjën, të cilës i vuri emrin kuptimplotë “Mbrothësia” ( Përparimi) e mbajti vetë Kristo Luarasi. Ashtu sikurse thekson studiuesi Petraq Pepo:
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal