Nesër do të lexoni/ Ju tregoj marrëdhëniet e babait tim me Kadri Hazbiun, Hysni Kapon…

942
– Kadri Hazbiu thoshte, dy burra ka Ministria e Brendshme, Ndreko Rino dhe Asaf Dragoti. 
-Enver Hoxha i thotë Hysni Kapos: Varri i Asaf Dragotit të rregullohet urgjentisht!
-Babai e qortoi rëndë nënën që lajmëroi Mehmet Shehun kur u sëmur, s’e di pse.
Albert Z. ZHOLI
Babai i Aleksandër Dragotit, Asaf Dragoti ka qenë Komandnat i Brigadës VIII Sulmuese. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të Luftës Nacional-Çlirimtare. Sipas kujtimeve të Aleksandrit, babai i tij kishte miqësi me Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Mehmet Shehun, Haki Toskën, por edhe Enver Hoxhën. Gjatë Luftës miqtë e tij ishin Abaz Shehu, Mustafa Matohiti. Më vonë shokë të tij u bënë dhe Dilaver Poçi, Mihallaq Ziçishti, Gafur Çuçi, Luan Omari, Rahman Perllaku, Teki Koloneci, por njeriu që i ka ndjenjur më afër familjes Dragoti pas vdekjes së babait ishte Kadri Hazbiu.
-Babai juaj, Asaf Dragoti ka qenë Komandat i Brigadës VIII Sulmuese, a është vlerësuar sa duhet figura e tij?
Babai im mbetet një legjendë në Luftën Nacional-Çlirimtare, por ai më pas u la në harresë nuk e di përse. Ai mbetet një njeri i heshtur dhe punë shumë në gjithë ato ç’kanë folur për të.
-Me sa ju ka treguar nëna dhe motrat, në Luftë kush ishin miqtë e babait tuaj?
Miqtë më të ngushtë të Luftës ishin Abaz Shehu, Mustafa Matohiti. Më vonë shokë të tij u bënë dhe Dilaver Poçi, Mihallaq Ziçishti, Gafur Çuçi, Luan Omari, Rahman Perllaku, Teki Koloneci.
-A ka mbajtur shënime babai gjatë Luftës? A keni ditar të tij?
Po kishte mbajtur, por ne gabuam se i çuam në KQ të PPSH, të cilët i shfrytëzuan. Por nuk e di se ku shkuan më vonë. Ishin gjëja më e shtrenjtë, pasi u shfrytëzuan duke mos përmendur emrin e tij….
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal