Nesër do të lexoni/ Historia e çetës “Plakë” të Vlorës, e formuar në Gjorm

804
me rastin e 75-vjetorit 
Nga ALEKS SEFERI
ÇETA PLAKË E VLORËS ka një histori, sa tragjike aq dhe të lavdishme. Historia dhe historianët i kanë borxh popullit të Gjormit dhe luftëtarëve të Çetës Plakë të Vlorës, të cilët janë të parët që hapën LANÇ, të mbështetur nga fshatarët liridashës, bujarë e mikpritës gjormiotë, po ashtu të ndihmuar dhe nga fshatrat e krahinës. Këmbëngulim në pasqyrimin e drejtë të fakteve, të cilat u deformuan për më së gjysmë shekullit, dhe pas viteve ’90-të, ata që mbetën gjallë, ia atriubuan vetes meritat e djemve të Gjormit. 
Historia trimërore e gjormiotëve është e njohur që herët. Në vitin 1920 në Gjorm ishte dislokuar një garnizon Italian. Banorëve të këtij fshati përveç përballimit të gjendjes së mjerë ekonomike, u duhej të përballeshin dhe me plaçkitjen e herëpas’hershme që u bënin në blegtori e bujqësi ushtarët e huaj. Episodet e shumta të ndodhura në këtë fshat, të përplasjes midis pushtuesve dhe banorëve u bënë shkak i një urrejtjeje të pakufishme të masës së fshatarëve ndaj pushtuesve. Kjo bëri që populli i Gjormit të merrte pjesë masivisht kundër akupatorëve. Kjo është faqe tjetër e historisë, por e përmend se kjo urrejtje u shtua akoma më shumë me ngritjen e prapavijës italiane në vitin 1939, për mbështetjen e frontit të luftës Italo-Greke. Historia po përsëritej dhe populli i Gjormit nisi i pari betejën për çlirimin e vendit kundër pushtuesve italianë. Populli i Gjormit, nga natyra është punëtor, paqësor e arsimdashës. Nga viti 1927 e deri në vitin1937 u arsimuan në shkollën Teknike në Tiranë 7 djem nga Gjormi, në profesione të ndryshme. Pas mbarimit të kësaj shkolle dhe diplomimit të 5 prej tyre në Itali, u kthyen në atdhe e punuan në punë të ndryshme:
1- Hamdi Rrapi, u diplomua në Itali. Erdhi pedagog në shkollën teknike. Ra dëshmor për liri.
2- Xhemil Çela, pasi u diplomua për ekonomi, u caktua para çlirimit prefekt në Kosovë dhe më pas profesor i UT për kontabilitet, i cili ka nxjerrë gjenerata kontabilistësh. Eshte quajtur edhe “Babai i Kontabilitetit në Shqipëri”.
3-Xhafo Sihati, punonjës dhe drejtor i hipotekës së Vlorës, para çlirimit.
4-Kujtim Rrapi, diplomuar për kulturë në Itali, ka punuar në Tiranë para dhe pas çlirimit.
5-Hysen Sinani, sekretar i prokurorisë së Shkodrës dhe më vonë sekretar i gjykatës së Vlorës deri në vitin 1946….
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal