Nesër do të lexoni/ Gëzim Llojdia:Nëpër Mesaplik

570
-Krahina e Labërisë aktualisht sot është pasqyrë e një qeverisje 25 vjeçare pa asnjë investim kryesor në përmirësim e jetës së banorëve. 
-E harruara ti, Labëria jonë, e nëpërkëmbura ti, hallemadhja jonë, e harruara ti toka jonë nga pushtetarët e kohës post-demokraci! 
Krahina e Mesaplikut shtrihet në pjesën jugore të Smokthinës. Kërkova për të ekspozuar këtë zonë përtej lumit të Kuçit, aktualisht me ndarjen e re administrative, kufizohet me Vërmikun, fshatin që sipër ka vetëm një grusht qiell, Bolenën, Vranishtin, Tërbaçin, Bratin. Kodrat e kësaj zone, që mendohet se formohen nga formacione shkëmbore kanë vetëm një majë të lartë atë, që vendasit e kanë quajtur Smokthinec. Ndërsa Çipin është vetëm 1599 m. Ka një numër të madh monumentet të trashëgimisë kulturore, kryesisht materiale që përbëjnë gjurmë dhe dëshmi reale për vendbanime të hershme në këtë trevë. Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur janë: Qyteza antike Cerja, Ura e Bogdanit, Mozaiku i Kaccorit dhe Mozaiku i Mesaplikut. Zona e Mesaplikut historikisht ka qenë një territor me karakter të theksuar bujqësor, thotë Ark M. Karrocieri. Në 20 vitet e fundit me lëvizjet e mëdha të popullsisë në drejtim te qyteteve kjo zone ka humbur një pjesë të mirë të fuqisë punëtore me një impakt të fortë mbi prodhimin. Aktualisht kjo zone është e shfrytëzuar shume më pak se kapaciteti historik i saj. Ne pamjen përbri, me te kuqe, janë shënuar tokat e kultivueshme dhe me jeshile kanalizimi për vaditjen e këtij territori. Toka të punueshme janë rreth 500 ha dhe për vaditjen e tyre ekzistojnë 13.000 m kanale të cilët aktualisht paraqiten me dëmtime. Konsolidimi hidro-gjeologjik i territorit në zonat me rrezikshmëri. Riparimi dhe ripropozimi i rrjetit hidrik vaditës. Lidhja me aksin rrugor Vlorë – Kuç (në zhvillim). Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për krijimin e zinxhirit të prodhimit bujqësor. Trajnimi profesional dhe krijimi i infrastrukturës profesionale për agro-biznesin dhe turizmin. Konsolidimi hidro-gjeologjik dhe rikthimi në siguri i territorit nga 6 muaj e parë – 2 vitet e para. Riparimi dhe riprojektimi i rrjeteve vaditëse nga 6 muaj e parë – 2 vitet e para…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal