Nesër do të lexoni/ Gazetari i huaj në 1912: “Asnjë popull nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve sa raca shqiptare…”

543
Një gazetar i huaj në 1912: “Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore, politike e morale sa raca shqiptare…”
Gëzim LLOJDIA
Pa mbërritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose, më saktë, rreth dy javë më parë asaj kohe, shumë shqiptarë psherëtinin, se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokullis si shumë kombet të tjerë që u rrokullisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në det, serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekët donin të kapnin Shkumbinin. Pashiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu: “Shqipëria do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët trajtimi që kishin në kohën e mesme kur bënin pjesë te shtetet bizantinë e serbe pa pasur privilegje të veçantë, por duke iu respektuar individualiteti dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori 1912, kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ta ndajmë Shqipërinë mes grekëve dhe Serbëvet, mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”. Kjo ishte atmosfera e vitit ’12, kur Ismail Qemali nga deti, Mithati me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se “Shqipëria nuk kishte mbaruar”. Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës, se ka një komb me histori, gjuhë dhe vullnet. Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq çështjen me prerjen kirurgjikale të Kosovës. Një gazetar i huaj shkruan në periodiken “Flamuri” ku është shprehur “Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore, politike e morale sa raca shqiptare. Në qoftë se duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është se ekziston gjithnjë….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal